Lodhja nga Laburistët favorizon konservatorët e David Kameron
Në traditën britanike, kryeministri ka të drejtën të shpallë zgjedhje të parakohshme dhe t’i kërkojë elektoratit votime në momentin kur atij i duket më i favorshëm. Legjislatura e Mbretërisë së Bashkuar mbaron në qershor, por kryeministri Gordon Braun mund të kishte kërkuar që votimet të bëheshin më përpara skadencës elektorale. Nuk e ka bërë sepse rrethanat nuk e favorizojnë. Hyri në drejtimin e qeverisë shumë vonë, pasi priti për shumë kohë që Toni Bler t’i lëshonte vendin. I është dashur të përballojë, pas pak kohe në krye të qeverisë, krizën më të keqe që ka parë Anglia qysh pas rënies së bursës së ëall Street në 1929. Ka qenë i detyruar të shtetëzojë disa banka. I është dashur të merret më një hetim të ndërhyrjes së Britanisë së Madhe në luftën irakiane që i takon formalisht Blerit, por që prek të gjithë 12 vitet e qeverisjes laburiste.Indekset e statistikave të Britanisë sinjalizojnë që inflacioni po rritet dhe që në momentin e zgjedhjeve (ndoshta në maj) mund të prekë 3 %, një përqindje më e lartë se ajo e zonës së euros. Dhe nuk ka mbaruar: sondazhet u japin 12 pikë në favor konservatorëve, por gjithçka varet nga numri i vendeve që çdo parti do të arrijë të marrë. Nuk është e qartë nëse partia e tretë liberl-demokrate mund të kenë një rol të njëjtë me atë që liberalët e Guido Vesterelle patën pas zgjedhjeve në Gjermani. Në zgjedhjet e 2005 ata kanë marrë 22,1 % të votave dhe 62 vende. Nëse do të përmirësonin pikët e tyre, Britania e Madhe mund të kishte, si në disa vite të 1900-s, një sistem me tre parti. Janë këtë arsyet për të cilat Braun do të vazhdojë të luftojë deri në ditën e fundit.Por do të luftojë kundër një opinioni publik, në të cilën një numër i konsiderueshëm të votuesve të saj kanë vendosur të mos votojnë partinë laburiste. Ndoshta sepse konservatorët ofrojnë një program më të mirë dhe më të besueshëm? David Kameron është një person shumë inteligjent e guximtar, edhe pse kredencialet e vetme që ka treguar deri më tani, janë një fytyra e re dhe oratoria e flaktë. Nuk mund t’u thonë asgjë për luftën irakiane, sepse po të ishin në qeveri do të bënin të njëjtën veprim. Nuk mund të qortojnë Braunin për krizën e krediteve sepse është e pakonceptueshme që partia konservatore do të kishte një vijë sjellje më të ashpër sesa Bler apo Braun.Pika e vetme ku ndryshojnë konservatorët ndaj laburistëve është në pamje të parë mbi integrimin europian, ku konservatorët janë kundër një nisme të tillë. Por euro-skepticizmi që nxjerr në dritë Kameron dhe ai i fshehuri i Braun nuk është se kanë ndonjë diferencë të madhe. Nëse do të kemi një alternancë të forcave qeverisëse, arsyeja nuk do të jetë konfrontimi midis dy programeve, por lodhja. Pas 12 vitesh qeverisjeje laburiste, zgjedhësit britanikë kanë dëshirë të ndryshojnë. Për të marrë pushtetin ose për ta mbajtur, çdo parti reklamon origjinalitetin e vet dhe thekson atë që e ndryshon nga partitë e tjera. Por vija e ndryshimit të politikave nuk është aq e gjerë. Nevojitet të mbash nën kontroll bilancin, të kesh parasysh urdhëresat që merr nga globalizimi, të shkosh mirë me SHBA-të dhe të menaxhosh sa më mirë kriza që nuk varen në të shumtën e rasteve nga vullneti ynë....