Ben Blushi, brenda një politike “radical chic”
Një shkrim në revistën amerikane “The New Yorker”, Adam Gopnik, citon dy personazhe letrare që persona me shkollë tentojnë të identifikohen. “Meshkujt zgjedhin Hamletin, sepse çdo burrë ndjehet një sovran i shfronësuar” thotë Gopnik. “Femrat preferojnë Alicen, sepse grua ndjehet e vetmja me arsye në mes të çmendurve që besojnë se janë sovranë të shfronësuar”. Është një reflektim interesant që mund të bëhet edhe nga Ben Blushi, edhe për Lëvizjen për Mendim Ndryshe në PS, apo edhe për gjetkë. Pasi të reflektojë dikush mund të pyesë pa tërheqje vërejtje së kur do merret vendimi i LMN-së për të hyrë në sallën e Parlamentit, ku demokracia gjen një zbatim natyral. Ben Blushi me kompani, a ka të drejtën morale e qytetare të dalë nga sallat e mykura të politikës së re të Xibrakut? Ndërsa presim një përgjigje reflektuese që shpresojmë të pasohet nga një veprim i përgjegjshëm; po i hedhim pak sytë sesi është katandisur opozita. Çfarë të themi më parë, kalojmë nga gropa në humnerë, sepse sot për sot politika opozitare, po kthehet një konsumim periferik, një aventurë politike aq parazitare sa edhe boshe, ka brenda njerëz pa ide, dhe ajo që është me e pafalshme është shurdhmemece e çdo rekomandimi të arsyetueshëm si të brendshëm ashtu edhe të jashtëm. Rama është kryeinfermieri i një politike toksike që ka helmosur të gjitha puset e mbetura të demokracisë parlamentare. Radikalizmi i çdo çështje është në linjë me komunizmin mendor që përjeton brenda e jashtë qenies së tij politike. Fshehja e realitetit/Kuptohet vetiu, se duke ditur shumë mirë se mekanizmat hetues të Parlamentit, të cilat janë të vetmet ligjore për të kërkuar të drejtën në politikë, të gjitha të tjerat janë spekulime të dorës së dytë. Bashkësisë politike i kërkohet të investojë për qytetarët në integrimin evropian të vendit. Kurrsesi në vendosjen e barrikadave me gozhda të vjetra sigurimi makinës së integrimit në BE. Nuk është propagandë të duash vendin tënd, përkundrazi është propagandë komerciale të vendosësh kushte jashtë ligjore një maxhorancë legjitimuese. Edi Rama me ectoplasma të furishme shtypi që sheshin një mall-politik ambulant nuk po kërkon hapjen e kutive, përkundrazi, qëllimi i tij i pa shpallur është në të vërtetë ai i zhvendosjes së vëmendjes nga problemet lokale të keq administrimit; që po kalojnë qytetarët në qeverisjen e Bashkive të mëdha të vendit, Tiranë, Durrës, Vlorë, Fier, e që padyshim qeverisen nga socialistë. Ka dy-tre ditë që ka pasur shi në Tiranë, dhe kur bie shi në Tiranë, kuptohet vetiu çfarë zhuli mbyt Kryeqytetin qysh nga Komuna e Parisit deri tek rruga Don Bosko, sidomos nga ana e Lanës dhe vendet ku nuk ka kanalizimeve të ujërave adekuate, por Rama bredh nëpër ekskursione ndër qytete mesjetare si sot e si mot, e që janë si gjithmonë bastione të socialistëve. Ka të drejtë kasandra Ben Blushi kur thotë se PS-ja në pak kohë po kthehet në një opozitë minoritare që nuk përfaqëson delegimin e të drejtës së qytetarëve për t’u përfaqësuar në parlament. Afërmendsh edhe manualet e barrikadave dhe bllokadave gjenden në protokollet no-global të një partie tashmë drejt rrugës ekstra-parlamentare. Ku mbizotëron dhuna e metoda radikale, që është pak për një opozitë radikale. Në politikën e Edi Ramës serbatorët e shpresës së ndryshimit, të ideve janë o boshatisur ose i kanë vënë flakën sipas eksperiencave totalitariste. Politika radikal chic/Ka disa ditë që ka dalë në qarkullim romani i Ben Blushit me titull "Të mendojmë ndryshe politikën", prej 30 fletësh të shkruara dhe 407 faqesh akoma bosh. Është një nga sprovat e rralla që ka shkaktuar debat nga lexuesit, në shtyp dhe në media, fill pas daljes në qarkullim si LMN. Është një rast akoma më i rrallë që një mendim ka nxitur debat edhe nga analistët që ende nuk e kanë lexuar. Këtë e kanë pohuar vetë shumë nga pjesëmarrësit e debatit të cilët e kanë nisur vlerësimin e tyre duke pohuar: Sprovën ende nuk e kam lexuar, megjithatë do të jap disa vlerësime. Kjo ishte një hyrje për të thënë se deri tani nuk ka lëvizur një gur. Dikush do të pyesë: po çfarë bën Ben Blushi në të vërtetë? Si ka mundësi që merr pjesë gjithmonë në skenografinë e regjizurës së Ramës, si në kryesi, si në asamble teatrale (Lame dixit)? Më tej, pse kur mbaron gjithçka ja ku të shfaqet tak-fak, të del përpara kamerës me ato nuanca radikal-chic të atij që është kundër bojkotit të Ramës. Gjykoj se Blushi është si ajo makina që ka mbetur përjetësisht në pole position. Është vëllai i një kauboi pa pistoletë në “Rama saloon show”. Së pari, duhet thënë padyshim se Ben Blushi, për konformacion të sutakut personal, ka një mendim ndryshe, nga Rama-çmendim, por mbetet gjithsesi veç një mendim. Ngelet një mendim, edhe pse është vetëm një mendim radikal-chic antikonformist, në një politikë si kjo e jona, fort konformiste. Ben Blushi mendon një politikë ndryshe nga pjesë e turmës së heshtur të PS-së, që kanë një tjetër folje që ua mbush aksionin politik, padyshimisht bojkot i kushtëzuar i parlamentit. Së dyti, besoj se askush nuk e ka kuptuar se çfarë do të thotë “bojkot i pakushtëzuar”. Merret vesh, përveç mesianikut Rama e ka kuptuar sepse gnonisticizmi i identifikuar në trungun e Blushit thotë se parlamenti mbetet arena e vërtetë e politikës së përditshme. Stina e bojkotit nuk do të zgjasë shumë dhe besoj se përpara pranverës gjithçka do të jetë kthyer në realitet. Po sa do të kemi humbur nga mosveprimet e liderëve opozitarë që nuk futen e votojnë në parlament ligje që kërkojnë një bashkëpunim sa më të gjerë. Por edhe pranvera do të zgjasë pak duke pasur parasysh hyrjen në fushatën zgjedhore të parakohshme të verës drejt zgjedhjeve lokale. Sa me shpejt të vendosë Blushi se çfarë do të bëjë me karrierën e vet politike, aq më mirë do të ishte për të, meqë tashmë ai ka ardhur në udhëkryq. E si gjithmonë, aty shfaqen sfida e vendime të vështira, meqë merret me mend se nuk ekziston alternativa e kthimit prapa, pasi apriori humbet kapitali politik i fituar në sytë e publikut.
...