Ben Blushi, "rebeli" i PS-së
Deputeti i PS-së, Ben
Blushi, nuk është vënë
në "resht" ashtu si
kolegët e tij të grupit
parlamentar në lidhje me Ligjin e
Prokurorisë. Gjatë votimit të
djeshëm të projektligjit "Për Organizimin
dhe Funksionimin e
Prokurorisë", ndryshe nga vendimi
i marrë në grupin parlamentar të PSsë,
deputeti Blushi ka abstenuar
duke bashkuar kështu votën e tij
me kryetarin e PBDNJ-së, Vangjel
Dule, dhe deputetët e PDK-së,
Ndue Shpani dhe Frrok Gjini,
ndërkohë që Petro Koçi dhe Gilman
Bakalli kanë votuar kundër.
Ndërkaq, kryetari i PDS-së, Paskal
Milo, megjithëse ka qenë i pranishëm
në sallë, nuk ka marrë pjesë
në procesin e votimit. Vota abstenim
e Blushit ka qenë paska e papritur
për deputetët e opozitës, pasi ai
deri në ato momente publikisht
nuk kishte shprehur asnjë kundërshti
të tijën në lidhje me projektligjin
e qeverisë. Ligji është miratuar
me 116 vota pro, pas një konsensusi
të arritur mes demokratëve
dhe socialistëve, por ky konsensus
mes dy partive të mëdha nuk ka
mundur të bindë "rebelin" Blushi
për të dhënë votën e tij pro ligjit,
ashtu siç bëri i gjithë grupi i PS-së.
Deklarata e PS-së
Para fillimit të procesit të votimit
të projektligjit për organizimin e
prokurorisë e ka marrë fjalën
nënkryetari i grupit parlamentar të
PS-së, Erjon Braçe, i cili në emër të
grupit e ka vlerësuar këtë draft.
Gjatë fjalës së tij, Braçe tha se projektligji
është i pranueshëm jo
vetëm për PS-në, por edhe për grupet
e tjera të interesit dhe sidomos
për Shoqatën e Prokurorëve. Sipas
tij, me këto ndryshime nuk ka përfituar
ndonjë parti politike, as partia
që është në pushtet. Projekti që
prezantohet nuk është një ligj që
përmbush interesat e PD-së. Më
tej Braçe theksoi se "PS nuk e ka
dashur asnjëherë Prokurorinë si
pjesë të saj, ne nuk kemi kërkuar
ndonjëherë që Prokuroria të shërbejë
si parti politike, por si institucion
i pavarur profesional dhe efikas.
Ne nuk duam prokurori për
vete dhe as për PS-në, ashtu si nuk
kemi dashur që gjykatat të jetë të
pavarura nga partitë politike. Ne
duam të respektohet deri në fund
parimi i ndarjes së pushteteve dhe
pavarësisë së institucioneve".
Alibeaj
Projektligji për prokurorinë është
vlerësuar maksimalisht nga ministri
i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj.
Sipas tij, drafti është debatuar për
një kohë të gjatë, gati njëvjeçare, ku
një ndihmë të vyer kanë dhënë jo
vetëm ekspertët e Prokurorisë së
Përgjithshme, por edhe ekspertët
e sjellë nga asistenca ndërkombëtare,
si misioni OPDATE dhe
EURALIUS, të cilët kanë sjellë
draftime konkrete për këtë ligj.
Ne, tha ministri, kemi arritur të
gjejmë një mënyrë të bashkëvepruari
dhe të ndërvepruari midis
ekspertizës vendase, ekspertizës
profesionale dhe ekspertizës së
ftohtë që kanë sjellë asistentët
ndërkombëtare. Kjo është një
rrugë e mirë për të vazhduar edhe
në të ardhmen me iniciativa të lira
reformuese, për të sjellë ligje të
standardeve e cilësive më të mira
të gjithëpranuara nga të gjithë.
Projektligji
Projektligji për prokurorinë
është një nismë e rëndësishme e
propozuar nga qeveria, në kuadër
të reformës në drejtësi. Dispozitat
ligjore të paraqitura synojnë të
rregullojnë disa aspekte të rëndësishme
të pozicionit dhe punës së
Prokurorisë, në funksion të misionit
të saj kushtetues si organ i
centralizuar. Gjatë diskutimit të
djeshme në Kuvend, para votimit
Kuvendi ka ndryshuar vetëm nenin
17, i cili u jep të drejtën
prokurorëve që të kthehen në vendet
e tyre të punës nëse dalin të
pafajshëm pas hetimit. Gjithashtu
projektligji rregullon çështjen
e përcaktimit të organeve të
prokurorisë dhe përfaqësimin e
saj, hierarkinë e brendshme brenda
strukturës së centralizuar në
prokurori, kufizimet e pushtetit
më të lartë dhe drejtimin e
prokurorisë.
Blushi, nuk është vënë
në "resht" ashtu si
kolegët e tij të grupit
parlamentar në lidhje me Ligjin e
Prokurorisë. Gjatë votimit të
djeshëm të projektligjit "Për Organizimin
dhe Funksionimin e
Prokurorisë", ndryshe nga vendimi
i marrë në grupin parlamentar të PSsë,
deputeti Blushi ka abstenuar
duke bashkuar kështu votën e tij
me kryetarin e PBDNJ-së, Vangjel
Dule, dhe deputetët e PDK-së,
Ndue Shpani dhe Frrok Gjini,
ndërkohë që Petro Koçi dhe Gilman
Bakalli kanë votuar kundër.
Ndërkaq, kryetari i PDS-së, Paskal
Milo, megjithëse ka qenë i pranishëm
në sallë, nuk ka marrë pjesë
në procesin e votimit. Vota abstenim
e Blushit ka qenë paska e papritur
për deputetët e opozitës, pasi ai
deri në ato momente publikisht
nuk kishte shprehur asnjë kundërshti
të tijën në lidhje me projektligjin
e qeverisë. Ligji është miratuar
me 116 vota pro, pas një konsensusi
të arritur mes demokratëve
dhe socialistëve, por ky konsensus
mes dy partive të mëdha nuk ka
mundur të bindë "rebelin" Blushi
për të dhënë votën e tij pro ligjit,
ashtu siç bëri i gjithë grupi i PS-së.
Deklarata e PS-së
Para fillimit të procesit të votimit
të projektligjit për organizimin e
prokurorisë e ka marrë fjalën
nënkryetari i grupit parlamentar të
PS-së, Erjon Braçe, i cili në emër të
grupit e ka vlerësuar këtë draft.
Gjatë fjalës së tij, Braçe tha se projektligji
është i pranueshëm jo
vetëm për PS-në, por edhe për grupet
e tjera të interesit dhe sidomos
për Shoqatën e Prokurorëve. Sipas
tij, me këto ndryshime nuk ka përfituar
ndonjë parti politike, as partia
që është në pushtet. Projekti që
prezantohet nuk është një ligj që
përmbush interesat e PD-së. Më
tej Braçe theksoi se "PS nuk e ka
dashur asnjëherë Prokurorinë si
pjesë të saj, ne nuk kemi kërkuar
ndonjëherë që Prokuroria të shërbejë
si parti politike, por si institucion
i pavarur profesional dhe efikas.
Ne nuk duam prokurori për
vete dhe as për PS-në, ashtu si nuk
kemi dashur që gjykatat të jetë të
pavarura nga partitë politike. Ne
duam të respektohet deri në fund
parimi i ndarjes së pushteteve dhe
pavarësisë së institucioneve".
Alibeaj
Projektligji për prokurorinë është
vlerësuar maksimalisht nga ministri
i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj.
Sipas tij, drafti është debatuar për
një kohë të gjatë, gati njëvjeçare, ku
një ndihmë të vyer kanë dhënë jo
vetëm ekspertët e Prokurorisë së
Përgjithshme, por edhe ekspertët
e sjellë nga asistenca ndërkombëtare,
si misioni OPDATE dhe
EURALIUS, të cilët kanë sjellë
draftime konkrete për këtë ligj.
Ne, tha ministri, kemi arritur të
gjejmë një mënyrë të bashkëvepruari
dhe të ndërvepruari midis
ekspertizës vendase, ekspertizës
profesionale dhe ekspertizës së
ftohtë që kanë sjellë asistentët
ndërkombëtare. Kjo është një
rrugë e mirë për të vazhduar edhe
në të ardhmen me iniciativa të lira
reformuese, për të sjellë ligje të
standardeve e cilësive më të mira
të gjithëpranuara nga të gjithë.
Projektligji
Projektligji për prokurorinë
është një nismë e rëndësishme e
propozuar nga qeveria, në kuadër
të reformës në drejtësi. Dispozitat
ligjore të paraqitura synojnë të
rregullojnë disa aspekte të rëndësishme
të pozicionit dhe punës së
Prokurorisë, në funksion të misionit
të saj kushtetues si organ i
centralizuar. Gjatë diskutimit të
djeshme në Kuvend, para votimit
Kuvendi ka ndryshuar vetëm nenin
17, i cili u jep të drejtën
prokurorëve që të kthehen në vendet
e tyre të punës nëse dalin të
pafajshëm pas hetimit. Gjithashtu
projektligji rregullon çështjen
e përcaktimit të organeve të
prokurorisë dhe përfaqësimin e
saj, hierarkinë e brendshme brenda
strukturës së centralizuar në
prokurori, kufizimet e pushtetit
më të lartë dhe drejtimin e
prokurorisë.