Topi duhet të shpallë zgjedhjet brenda janarit
Me 116 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstenim, Kuvendi
ka votuar Kodin e ri Zgjedhor të kthyer për rishikim
nga Presidenti i Republikës. Pas këtij votimi me unanimitet,
tashmë Presidenti i Republikës brenda muajit janar duhet
të shpallë datën e zgjedhjeve, ose më saktë duhet të zgjedhë
mes 21 dhe 28 qershorit se cila do të jetë e diela që shqiptarët do të
shkojnë para kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e re. Para
fillimit të procesit të votimit, deputeti Arian Madhi ka lexuar para
Kuvendit raportin e komisionit të reformës zgjedhore të firmosur
nga dy bashkëkryetarët e tij, Ilir Rusmali për PD-në dhe Fatmir
Xhafa për PS-në. Në konkluzionet e këtij raporti thuhet se amendamenti
i propozuar plotëson kërkesën e parashtruar nga Presidenti
i Republikës me dekretin e tij. Ai bën të mundur që Presidenti
i republikës të nxjerrë dekretin
për caktimin e datës së
zgjedhjeve pas hyrjes në fuqi të
Kodit Zgjedhor. Me këtë amendament
parashtrohet çdo mundësi
për keqkuptimin apo keqinterpretimin
lidhur me datën e
zgjedhjeve. Presidenti është i
detyruar që në konsultë me partitë
politike parlamentare të dekretojë
si datë të zgjedhjeve të ardhshme
parlamentare një nga dy datat
ligjërisht të mundshme, 21 qershor
ose 28 qershor 2009. Ndërsa lidhur
me propozimet e paraqitura nga
deputetët e LSI-së dhe PDK-së, Madhi tha se ato nuk u morën parasysh
nga komisioni, pasi dalin jashtë objektit të punës dhe kompetencës
së tij. Ligji i ri zgjedhor përcakton rregullat për përgatitjen,
zhvillimin, administrimin, mbikëqyrjen si dhe shpalljen e rezultatit
të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë dhe për organet e qeverisjes
vendore. Ky pretendim është kundërshtuar nga LSI-ja, e cila
nëpërmjet kryetarit të grupit parlamentar, Pëllumb Xhufi, ka akuzuar
PD-në dhe PS-në për pazare të pista politike. Sipas Xhufit, është
e pakuptimtë tradita që ka bërë tashmë mazhoranca dhe opozita
që ligje të rëndësishme i kalojnë ditët e fundit, ndërkohë që ato duan
më shumë kohë në dispozicion për diskutime dhe shqyrtime. Por,
ka theksuar Xhufi, ligji për reformën zgjedhore, megjithëse do shumicë
të cilësuar në Kuvend, nuk do ta ketë shumë të vështirë për
t‘u miratuar, pasi mazhoranca dhe PS-ja janë shprehur pro tij, duke
bashkuar votat në Kuvend duke i quajtur thjesht cicmic deklaratat
kundërshtuese të ditëve të fundit të mazhorancës dhe të opozitës,
pasi, ashtu siç parashikohej, konsensusi mes tyre është arritur. Në
shenjë proteste, LSI-ja është larguar nga salla e Kuvendit, duke
mos marrë pjesë as në votimin e dekretit të Presidentit për Kodin
e ri Zgjedhor dhe as në projektligjin e propozuar nga qeveria për
organizimin dhe funksionimin e prokurorisë.