Bën aksident me makinën pa dokumente, e braktis pas rënies në arë
Fushë Krujë, 2 Shkurt NOA Ka pësuar aksident
duke dalë nga rruga me makinën e tij dhe kur ka përfunduar në një arë e ka
braktisur mjetin që ishte pa dokumente të rregullta por është rikthyer dhe tani
procedohet penalisht.
Burime policore i thanë sot agjencisë NOA se
ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në ne segmentin
rrugor Fushë Krujë Laç e pikërisht në Gramës.
A.Q., 24 vjeçar, lindur e banues në Fushë Arrëz
të Pukës, në kohen kur drejtonte automjetin e tij tip Benz me targa të huaja
TO 7400 YV, si rezultat i shpejtësisë ka humbur kontrollin mbi drejtimin e
mjetit duke dalë nga rruga.
Për rrjedhojë automjeti ka përfunduar në një
arë në anë të rrugës dhe është braktisur nga drejtuesi i tij, i cili është
rikthyer mëngjesin e sotëm.
Policia e cila ka mbërritur në vendngjarje për
të kryer hetimet, tha se filloi procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim
të shtetasit A.Q., për veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit
rrugor.
Por policia saktësoi se nga verifikimet e
kryera rezultoi se automjeti kishte edhe mangësi në dokumentacion, ndaj materialet
procedurale të kryera iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Krujë.
a.a/e.n/NOA