E Diel, 1 Nëntor 2026

Denoncimi i 42-vjeçarit: Më rrahën në rrugë, nuk e njoh agresorin

Durrës, 2 Shkurt NOA Më kanë rrahur në mes
të rrugës duke më goditur pa mëshirë por se kush ma bëri këtë nuk e di ndaj më
ndihmoni.

Këtë kërkesë ka bërë sot një 42-vjeçar nga
komuna Gjegjan e Pukës, i cili i gjendur në zonën e plazhit të Durrësit, është përballur
me dhunë fizike për të cilën thotë se nuk i njeh arsyet.

Komisariati i Policisë së Durrësit konfirmoi
se ka marrë denoncimin nga shtetasi N.P., i cili pretendon se në lagjen Nr. 13,
është goditur e rrahur nga një person i paidentifikuar.

Lidhur me ngjarjen, policia tha se u kryen
veprimet e para hetimore lidhur dhe po punohet për identifikimin e autorit dhe
shkaqet e dhunës.

Policia tha se materialet për veprën penale të
plagosjes së lehtë me dashje iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrës,
për momentin, pa një autor të identifikuar.

e.n/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›