E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ben Çami" kërkon gjykim të shkurtuar

Lutfi Shabani, i njohur ndryshe si Ben Çami, i akuzuar
për trafik droge, ka kërkuar dje në Gjykatën e
Krimeve të Rënda gjykim të shkurtuar. Gjykata është
tërhequr për vendim, ndërsa shtyu seancën për t‘u
shprehur javën e ardhshme. Disa muaj më parë, një telefonatë
nga burgu i ka prerë "hovin" e trafikimit të 15 kilogramëve
heroinë Lutfi Shabanit. I sapoliruari nga burgu
nuk ka qenë nën vëzhgimin e policisë, por koha e kaluar
në qeli duket se i ka sjellë atij mjaft armiq, hakmarrja e të
cilëve e çoi sërish në pranga. Sekuestrimi i 15 kilogramëve
heroinë në autostradën Kavajë-Durrës është realizuar
falë spiunimit në polici nga një i paraburgosur që ndodhet
në qelinë "Jordan Misja" në kryeqytet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›