E Shtunë, 31 Tetor 2026

Varfëria dhe sëmundja, vetëvaren dy persona

Shënohen dy vetëvrasje brenda 48 orëve të fundit
në Shkodër dhe në Gramsh. Në të dyja rastet është
zgjedhur litari si mjet për t‘u vetëflijuar. Në Gramsh,
një grua 58-vjeçare nga fshati Kodovjat, i Rrethit të
Gramshit, është gjendur e vetëvarur në banesën e saj.
Sipas burimeve paraprake zyrtare mësohet se Behije
Çela, nënë e tre fëmijëve është gjetur e varur në banesë,
nga familjarët e saj. Mendohet se kushtet e vështira
ekonomike në të cilën jetonte ishin arsyet që e çuan gruan
në vetëflijim. Policia është duke hetuar për zbardhjen
e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe motiveve të saj.
Ndërkaq, dje në mëngjes, një 60-vjeçar nga qyteti i Shkodrës,
është gjetur i vetëvarur në oborrin e banesës. Burime
nga policia bëjnë të ditur se Isuf Mehmetaj, banor i lagjes
"Ahmet Haxhia" të qytetit të Shkodrës, është gjetur i vetëvarur
me litar në një nga pemët që ndodheshin në oborrin
e shtëpisë. Sipas hetimeve të para dhe marrjes në pyetje
të familjarëve, mësohet se burri prej kohësh vuante nga
stomaku. Mendohet se dhembjet e forta të herëpashershme
e kanë çuar burrin në depresion. Policia sqaron se
bëhet fjalë për një vetëvarje të qëllimtë, pasi burri nuk i
duronte dot dhembjet e forta të stomakut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›