Sherr mes dy grupeve, theret adoleshenti
Një adoleshent ka gjetur
vdekjen rrugës për në
spital pas një sherri banal
mes të rinjsh. Jeton
Ferhati, 18 vjeç, me banim në
Bathore, është qëlluar dy herë me
thikë në zemër nga një bashkëmoshatar,
ndërkohë që policia ka shoqëruar
në komisariat tre të rinj, njëri
prej të cilëve është i dyshuari kryesor
për vrasjen. Ngjarja ndodhi dje
në mesditë, në lagjen Laprakë të Tiranës.
Paraprakisht policia pohoi se
viktima ishte duke festuar me disa
shokë të tij në një lokal.
Policia e Tiranës deklaroi zyrtarisht
se dje, rreth orës 11:00, shërbimet
e Komisariatit Nr. 2, morën
njoftim se në afërsi të pallateve
Havai në Laprakë, ka ndodhur plagosja
e rëndë e një shtetasi. Pas këtij
njoftimi, në vendngjarje shkuan
menjëherë shërbimet policore, u
formua grupi hetimor, i përbërë nga
specialistët e Seksionit Kundër Krimeve
ndaj Jetës dhe Shëndetit dhe
shërbimet e Komisariatit të Policisë
Nr. 3, të cilët nisën punën për të
sqaruar rrethanat, si dhe për të identifikuar
dhe kapur autorët. Sipas të
dhënave hetimore, ngjarja ka
ndodhur në trotuar në kryqëzimin e
Laprakës, ku shtetasi Jeton Ferhati,
18 vjeç, pas një grindjeje të çastit me
dy shtetas të tjerë, është goditur me
thikë dy herë, ku njëra prej
goditjeve i ka prekur zemrën.
Policia shpjegoi se i plagosuri
është dërguar menjëherë për në
drejtim të Spitalit Ushtarak, ku
edhe pas ndihmës mjekësore të
dhënë, nuk mundi të jetonte.
Paraprakisht, nga ana e grupit hetimor
dyshohet se ngjarja ka
ndodhur pas një konflikti të çastit,
për motive banale. Në ambientet
e Drejtorisë së Policisë së Qarkut
të Tiranës janë shoqëruar dëshmitarë
okularë të ngjarjes, të cilëve u
janë marrë deklarime, si dhe persona
të dyshuar si autorë të vrasjes.
Siç kanë dëshmuar shokët e tij,
ai ka qenë i qetë gjatë qëndrimit
me ta. Gjatë qëndrimit në katin e
parë të një lokali, 18-vjeçari është
thirrur në takim nga njëri prej autorëve
dhe rreth pesë metra në
dalje të lokalit, pasi kanë debatuar
për një kohë të gjatë, autori ka
nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar për
vdekje. Dëshmitarët okularë, pjesa
më e madhe e të cilëve adoleshentë,
pohuan se sherri i referohej
disa debateve banale mes të rinjve.
Një tjetër dëshmi në polici ka
sjellë fakte se autori i kishte
kërkuar llogari viktimës, pasi kishte
ngacmuar një vajzë. Sipas të
dhënave të policisë, në lokalin ku
mendohet se kanë qenë autorët
dhe viktima, kishte një festë të
shkollës "Aleks Buda". Ata kishin
shkuar për të qenë nën shoqërinë
e të rinjve dhe aty brenda ka lindur
konflikti. Madje, autori ka
qenë i shoqëruar edhe nga dy persona,
e pas krimit është larguar
bashkë me ta nga vendngjarja. Në
lidhje me shoqërimin e të dyshuarve,
që policia nuk ka dhënë emra
deri në orët e vona të mbrëmjes,
policia tha se ka fakte të forta se
ata janë autorët dhe janë po nga
Bathorja. Një prej të dyshuarve ka
edhe një të çarë në kokë, që mendohet
se e ka marrë gjatë konfliktit,
ku mbeti i vrarë 18-vjeçari. Nga
ana tjetër, trupi i pajetë i adoleshentit
është dërguar në morgun e
Tiranës. Me këtë vrasje është
prishur edhe qetësia e kryeqytetit
që prej pak kohësh nuk kishte
krime kaq të rënda. Policia, e cila
ka një rajon pranë vendit të ngjarjes,
nuk mundi ta parandalojë
këtë krim.
vdekjen rrugës për në
spital pas një sherri banal
mes të rinjsh. Jeton
Ferhati, 18 vjeç, me banim në
Bathore, është qëlluar dy herë me
thikë në zemër nga një bashkëmoshatar,
ndërkohë që policia ka shoqëruar
në komisariat tre të rinj, njëri
prej të cilëve është i dyshuari kryesor
për vrasjen. Ngjarja ndodhi dje
në mesditë, në lagjen Laprakë të Tiranës.
Paraprakisht policia pohoi se
viktima ishte duke festuar me disa
shokë të tij në një lokal.
Policia e Tiranës deklaroi zyrtarisht
se dje, rreth orës 11:00, shërbimet
e Komisariatit Nr. 2, morën
njoftim se në afërsi të pallateve
Havai në Laprakë, ka ndodhur plagosja
e rëndë e një shtetasi. Pas këtij
njoftimi, në vendngjarje shkuan
menjëherë shërbimet policore, u
formua grupi hetimor, i përbërë nga
specialistët e Seksionit Kundër Krimeve
ndaj Jetës dhe Shëndetit dhe
shërbimet e Komisariatit të Policisë
Nr. 3, të cilët nisën punën për të
sqaruar rrethanat, si dhe për të identifikuar
dhe kapur autorët. Sipas të
dhënave hetimore, ngjarja ka
ndodhur në trotuar në kryqëzimin e
Laprakës, ku shtetasi Jeton Ferhati,
18 vjeç, pas një grindjeje të çastit me
dy shtetas të tjerë, është goditur me
thikë dy herë, ku njëra prej
goditjeve i ka prekur zemrën.
Policia shpjegoi se i plagosuri
është dërguar menjëherë për në
drejtim të Spitalit Ushtarak, ku
edhe pas ndihmës mjekësore të
dhënë, nuk mundi të jetonte.
Paraprakisht, nga ana e grupit hetimor
dyshohet se ngjarja ka
ndodhur pas një konflikti të çastit,
për motive banale. Në ambientet
e Drejtorisë së Policisë së Qarkut
të Tiranës janë shoqëruar dëshmitarë
okularë të ngjarjes, të cilëve u
janë marrë deklarime, si dhe persona
të dyshuar si autorë të vrasjes.
Siç kanë dëshmuar shokët e tij,
ai ka qenë i qetë gjatë qëndrimit
me ta. Gjatë qëndrimit në katin e
parë të një lokali, 18-vjeçari është
thirrur në takim nga njëri prej autorëve
dhe rreth pesë metra në
dalje të lokalit, pasi kanë debatuar
për një kohë të gjatë, autori ka
nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar për
vdekje. Dëshmitarët okularë, pjesa
më e madhe e të cilëve adoleshentë,
pohuan se sherri i referohej
disa debateve banale mes të rinjve.
Një tjetër dëshmi në polici ka
sjellë fakte se autori i kishte
kërkuar llogari viktimës, pasi kishte
ngacmuar një vajzë. Sipas të
dhënave të policisë, në lokalin ku
mendohet se kanë qenë autorët
dhe viktima, kishte një festë të
shkollës "Aleks Buda". Ata kishin
shkuar për të qenë nën shoqërinë
e të rinjve dhe aty brenda ka lindur
konflikti. Madje, autori ka
qenë i shoqëruar edhe nga dy persona,
e pas krimit është larguar
bashkë me ta nga vendngjarja. Në
lidhje me shoqërimin e të dyshuarve,
që policia nuk ka dhënë emra
deri në orët e vona të mbrëmjes,
policia tha se ka fakte të forta se
ata janë autorët dhe janë po nga
Bathorja. Një prej të dyshuarve ka
edhe një të çarë në kokë, që mendohet
se e ka marrë gjatë konfliktit,
ku mbeti i vrarë 18-vjeçari. Nga
ana tjetër, trupi i pajetë i adoleshentit
është dërguar në morgun e
Tiranës. Me këtë vrasje është
prishur edhe qetësia e kryeqytetit
që prej pak kohësh nuk kishte
krime kaq të rënda. Policia, e cila
ka një rajon pranë vendit të ngjarjes,
nuk mundi ta parandalojë
këtë krim.