Pranga shqiptares, me 13.5 kg heroinë në banesë
Një 32-vjeçare shqiptare është arrestuar në Itali pasi
në apartamentin e saj u gjet një sasi e konsiderueshme
lëndësh narkotike. Mësohet se Anila Y.
ishte nën hetim prej dy muajsh pas shumë sinjalizimesh,
të cilat bënin të ditur se 32-vjeçarja përdorte Fast Food-et
në sheshin "Duca D‘Aosta" për të pritur klientët, të cilëve
u shiste drogën. Mësohet se gruaja ka edhe bashkëpunëtorë,
ndërsa shpërndanin drogë jo vetëm në Milano por në
të gjithë Lombardinë. Sipas burimeve të policisë italiane
trafiku i heroinës rrotullohej në dhjetëra kilogramë në
muaj. Pas kontrollit të banesës së 32-vjeçares, u zbuluan
13.5 kilogramë heroinë, 5 kilogramë drogë ende e papërcaktuar
dhe mjete për prerjen dhe paketimin e lëndës
narkotike. Gruaja shqiptare ishte e pajisur me dokumente
të rregullta, pasi rezulton e martuar me një shtetas italian.
Gjatë momentit të arrestimit 32-vjeçarja ishte në shoqërinë
e dy shqiptarëve. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar
nëse ata janë të implikuar në rrjetin e drogës.