“Ben Çami” u arrestua pas telefonatës anonime
TIRANE - Lutfi Shabani, i njohur si “Ben Çami”, mohoi dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda që të ishte kapur teksa trafikonte 15 kilogramë drogë.
Para gjyqtarit të gatshëm, 37-vjeçari nga Shijaku pretendoi se nuk kishte lëndë narkotike në makinë në momentin e arrestimit. Por, edhe nëse vërtetohej se ishte gjendur heroinë në makinën e tij, atëherë dikush me dashakeqësi ia kishte futur atë. Prokurori që kishte drejtuar hetimet paraprake pohoi dje para gjyqtarit të gatshëm se, arrestimi i Lutfi Shabanit, i cili vetëm pak muaj më parë ishte liruar nga qelia pasi vuajti një dënim me 2 vjet e tetë muaj burg, u bë pranë Golemit, Kavajë, gjatë operacionit të koduar “Autostrada”, teksa ai po transportonte një sasi prej 15 kilogramësh heroinë me makinën e tij. Në njoftim zyrtar të policisë pak orë pas prangosjes së 37-vjeçarit thuhet se Shabani, ose i njohur ndryshe si “Ben Çami”, ishte duke udhëtuar nga Kavaja për në Durrës me një automjet tip “BMW”, me targë DR 3545 E. Lënda narkotike ishte e ndarë në 30 pako të mbështjella me letër natribani, e fshehur në bagazhin e makinës. Ndërkohë pas arrestimit të tij policia dhe prokuroria vazhduan hetimet për të identifikuar bashkëpunëtorët e tjerë të këtij trafiku. Hetimet paraprake kanë nxjerrë se lënda narkotike e kishte origjinën nga Turqia, ndërsa kishte hyrë në Shqipëri nëpërmjet kalimit në Bullgari dhe më pas në Maqedoni. Kurse i arrestuari mendohet se e ka marrë atë në Kavajë, ku kishte qëndruar e magazinuar për disa kohë, para se ta përgatiste për ta dërguar në Itali. Burime pranë hetimit të çështjes pohojnë se, pak minuta para arrestimit të Lutfi Shabanit, i njohur me nofkën “Ben Çami” në numrin telefonik 129 të sallës operative të policisë së Durrësit ka pasur një telefonatë nga një person anonim, i cili u ka dhënë policëve informacione të plota. Telefonuesi kishte dhënë orën e saktë kur ishte nisur makina, ngjyrën dhe targën e mjetit, drejtimin në të cilin lëvizte, personin që e drejtonte dhe natyrisht edhe sasinë dhe llojin e lëndës narkotike, si dhe faktin që ishte fshehur në bagazhin e makinës. Të gjitha këto të dhëna kanë vënë në lëvizje policinë e Durrësit, e cila pas ndalimit të mjetit ka verifikuar që gjithë informacioni ishte i vërtetë. Lidhur nga kjo prokuroria e Krimeve të Rënda që ka marrë në dorë dosjen ka hedhur dyshimin se telefonata mund të jetë bërë nga ndonjë rival i “Ben Çamit” në trafik, ose në shenjë hakmarrje nga të bashkëpandehur me 37-vjeçarin në procese të tjerë. Shabani u lirua nga qelia vetëm pak muaj më parë sapo përfundoi një dënim me 2 vjet e tetë muaj burg nën akuzën e shpërndarjes së narkotikëve në Itali. Ai u arrestua me bujë, bashkë me 7 persona të tjerë, në fillim të vitit 2006, por pranimi i fajësisë prej tyre në Gjykatën e Krimeve të Rënda u bë shkak që të përfitonin nga aplikimi i gjykimit të shkurtuar, kurse dy prej të bashkëpandehurve me të mbetën në qeli dhe tashmë ndodhen ende në proces. fa.ma.