Berisha: Pse e ndryshova Qeverinë
Kryeministri Sali Berisha flet për herë të parë para deputetëve demokratë, lidhur me ndryshimet e fundit në qeveri. Ndërkohë që ai kishte anashkaluar totalisht grupin parlamentar, por edhe kryesinë e partisë, para se të çonte emrat e rinj për t’i dekretuar Presidenti Topi.
ADI SHKEMBI
Në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar, pas largimit të mediave kreu i qeverisë u ka shpjeguar deputetëve të tij lëvizjet e fundit në qeveri, të cilat ata do t’i votonin vetëm pak orë më vonë në parlament.
Argumentet e Berishës
Burime pranë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, bëjnë të ditur se kreu i qeverisë ka folur fillimisht për lëvizjet në dikasterin e arsimit. “Menduam që zotin Pollo të kalonte në postin e Zv.kryeministrit dhe zoti Beja të zërë vendin e tij në postin e ministrit të Arsimit. Zoti Beja e njeh shumë mirë atë fushë, pasi nga ajo fushë vjen”, mësohet të ketë thënë kryeministri Berisha. Por gjatë mbledhjes së djeshme ai ka folur për herë të parë edhe për konfliktin në Partinë Demokristiane. Megjithëse, në të gjitha daljet e tij publike nuk ka pranuar të prononcohet lidhur me zhvillimet në këtë parti, duke i konsideruar ato si ndërhyrje në punët e brendshme, Berisha dje ka folur hapur para deputetëve demokratë. “Vendosëm të largojmë zotin Ndoka nga posti i ministrit të Shëndetësisë, deri sa ata të zgjidhin problemet gjyqësore, që kanë me njëri-tjetrin për drejtimin e partisë. Në momentin që do të dalë kryetari i ligjshëm i asaj partie, unë do të jem gati të negocioj me ata, pasi PDK është pjesë e koalicionit të djathtë”, mësohet të ketë thënë kryeministri Berisha në mbledhjen, e cila nuk ka zgjatur më shumë se 10 minuta pas largimit të mediave.
Heshtja e deputetëve
Megjithëse ndryshimet e fundit në qeveri, nuk janë pritur edhe aq mirë nga deputetët e maxhorancës, askush prej tyre nuk ka folur dje në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar. Me gjithë insistimin e kryeministrit për të diskutuar gjatë mbledhjes, e cila ishte parashikuar të zgjaste fare pak, deputetët nuk kanë preferuar të flasin. I vetmi zë publik deri tani, që ka folur për ndryshimet në qeveri ka qenë pikërisht, ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj. Gjatë një takimi me elektoratin në zonën e tij në kryeqytet, Mustafaj është shprehur se ndryshimet në kabinetin qeveritar janë të pamjaftueshme. Mustafaj tha se i kishte mirëpritur emrat e rinj në qeverinë Berisha, por se kryeministri duhet të bënte ndryshime më rrënjësore, në shërbim të interesave të qytetarëve. I pyetur nga media pas firmosjes së dekreteve nga ana e Presidentit të Republikës, Bamir Topi, deputeti demokrat u shpreh se qeveria ka sërish nevojë për përmirësime. “Do t’i bëjmë analizën e nevojshme. Unë mendoj se ishin të pamjaftueshme si ndryshime. Unë shpresoja një formatim më të madh. Por duhet parë efikasiteti i tyre, pasi të vihen në provë. Unë ministrat e rinj i uroj për detyrën e re. Unë kam besim të plotë qoftë tek Godo, ashtu edhe tek Beja, që bëhen ministra për herë të parë, por ashtu edhe për z.Pollo, i cili është një politikan me eksperiencë tashmë, por qeveria ka përsëri nevojë për t’u kompletuar më mirë”, ka theksuar Mustafaj. Pas ndryshimeve në qeveri të ndërmarra një javë më parë nga kryeministri Berisha, janë rikthyer në kabinet republikanët e Fatmir Mediut, të cilët kanë marrë postin e kreut të Ministrisë të Shëndetësisë. PR-ja doli nga qeveria pas tragjedisë së 15 marsit në Gërdec, ndërkohë që kishte deklaruar se nuk do të rikthehej në kabinet deri sa të zbardhej komplet ngjarja. Ndërkohë, sipas këtyre ndryshimeve, kanë dalë nga kabineti demokristianët, të cilët zyrtarisht tani kanë vetëm dy poste zv.ministrash.