Korrupsioni, Apeli liron kirurgun Dautaj
Kastriot Dautaj, kirurgu urolog i arrestuar tre javë më parë, la dje qelinë për ta vazhduar të hetohet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Fatos Mahmutaj
Ishte Gjykata e Apelit e Tiranës ajo që pranoi kërkesën e mbrojtjes për zbutjen e masës së sigurisë për mjekun, argumentuar me faktin se ai paraqet rrezikshmëri të ulët shoqërore, arsye kjo që nuk mund të justifikojë masën e sigurisë “burg pa afat” të vendosur nga Gjykata e Tiranës tre javë më parë. Dautaj u paraqit para një kolegji penal 3-anëtarësh të Gjykatës së Shkallës së Dytë të kryeqytetit ku veç tjerash pohoi se, ishte i sëmurë nga zemra dhe se mbajtja në qeli i stimulonte sëmundjen nga e cila vuante prej vitesh. Përfaqësuesi i organit të akuzës pohoi se, mjeku urolog Dautaj u arrestua tre javë më parë gjatë operacionit policor të koduar “Veshka e humbur”. Në rrugë operative policia kishte siguruar informacion se mjeku Dautaj do të merrte ryshfet pas përfundimit të ndërhyrjes kirurgjikale në veshkën e një pacienteje.
Arrestimi
Efektivët policorë të mbërritur në mjediset e punës së mjekut në QSUT, pritën momentin që ai mori paratë për të vepruar, duke prangosur në flagrancë Dautajn, të cilit iu gjetën në xhep 50 mijë lekë të reja, që sapo ia kishte marrë Ibrahim Hoxhës, të atit të pacientes Luljeta Hoxha. Pas arrestimit të tij u ngritën akuzat “korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “pastrim i produkteve të veprës penale”. Në fakt nisja e hetimit ndaj mjekut kishte nisur pikërisht për veprën e dytë penale, atë të “pastrimit të produkteve të krimit”. Një bankë e nivelit të dytë kishte vënë në lëvizje prokurorinë, kur kishte njoftuar se mjeku Dautaj dhe bashkëshortja e tij kishin hapur një llogari bankare, në vlerën e rreth 620 mijë dollarë. Pas hetimeve paraprake ka rezultuar se, kjo sasi ishte e pajustifikueshme nga ana e depozituesit Dautaj, që pretendonte se i kishte përfituar këto të ardhura nga puna si mjek në QSUT, në punën si pedagog dhe si mjek në dy klinika private. Po kështu pak ditë më parë mjekut Dautaj i janë zbuluar edhe dy llogari të tjera bankare rreth 60 mijë USD, të cilat gjithashtu janë bllokuar nga prokuroria.
Masa e sigurisë
Dje pas revokimit të masës së sigurisë mjeku Dautaj la qelinë për t’u shoqëruar për në banesë, ku do qëndrojë deri në përfundim të hetimeve. Tre javë më parë Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë “burg pa afat” për mjekun Dautaj, ndërsa liroi personin që i ofroi atij paratë pas operacionit të së bijës. Lirimi i tij mendohet se u argumentua nga ana e prokurorisë me bashkëpunimin që ai i ofroi organit procedues në ngarkim të mjekut. Në momentin e arrestimit mjeku u përfol të ishte përfshirë në trafikimin e organeve, pasi një paciente e akuzoi atë publikisht për vjedhjen e një veshke, por ende nuk ka informacione nëse prokuroria ia ka komunikuar apo jo një akuzë të tillë Dautajt.