Maxhoranca konfirmohet pa PDK
Maxhoranca rikonfirmon votat e saj, duke shtuar edhe votat pro deputetëve që njihen si mbështetës të ish-kryeministrit Fatos Nano.
BLEDAR HOTI
Ndryshimet e treta të qeverisë si rallë herë kanë kaluar pa probleme për maxhorancën e djathtë, me gjithë luhatjet e demokristianëve. Deputetët e grupit të ri parlamentar “Qendra” e shpallën që paraditen e djeshme votimin, që do të bëhej në orën 22.45. Kështu, të njohur si mbështetës të ish-kreut të PS-së, Paulin Stërkaj, Durim Hushi, Bukurosh Stafa dhe Durim Lamaj votuan pro të gjitha propozimeve të Presidentit Topi si për emërimin, ashtu edhe për shkarkimin e ministrave. “Mendimi i grupit të Qendrës është numri i ministrave të zëvendësuar mund të ishte më i madh. Gjithsesi, grupi është i mendimit të përkrahë me votat e tij kryeministrin dhe dekretet përkatëse të presidentit”, deklaroi dje kryetari i “Qendra”, Paulin Stërkaj. Pro dekreteve të presidentit dhe propozimeve të kryeministrit Berisha votuan dhe tre deputetët e PBDNJ-së, Vangjel Dule, Leonard Solis dhe Spiro Peçi.
Shifrat e votimit
Ministri i Arsimit, Fatos Beja është dekreti më i votuar nga maxhoranca, i cili mori 81 vota pro. PDK-ja, e cila është lënë jashtë qeverisë ka abstenuar në të gjitha votimet e realizuara për dekretet e presidentit për katër anëtar e rinj të kabinetit qeveritar “Berisha 4”. I vetmi nga maxhoranca që ka votuar kundër ka qenë deputeti i PD-së, Bujar Leskaj. Ai shprehu votën e tij kundër caktimit si zv.kryeministër të Genc Pollos. Kundër kësaj kandidature votoi dhe demokristiani i vetëm Dom Doshi. Ndërsa demokristianët e tjerë kanë abstenuar në votimin e tyre për këtë dekret, si dhe për të gjithë dekretet e tjera të ministrave. Votat në total pro Pollos janë 78 vota pro, 47 kundër dhe 8 abstenime. Ministrja e re e Shëndetësisë, Anila Godo ka dalë e dyta për numrin e votave pro, duke marrë 79 vota pro, numrin më të vogël të votave kundër 35 dhe 13 abstenime. Ndërsa për shkarkimin e Pollos nga posti i ministrit të Arsimit u votua me 84 vota pro, 30 vota kundër dhe 13 abstenime. Deputetët Ceka, Dade, Divjaka Doshi, Gjini, Koçi, Kosta, Majko, Musabelliu, Ndoka, Ndokaj, Shpani, Ulqini abstenuan me votën e tyre për shkarkimin e Pollos si ministër i Arsimit. Ndërsa pro ndryshimeve në qeveri ka votuar edhe deputeti i djathtë Gilman Bakalli, ndërsa Spartak Ngjela nuk figuron të ketë marrë pjesë në votimet për emërimet dhe shkarkimet e ministrave. Ndërsa për votimin e ministres së Shëndetësisë, Godo rezulton se një pjesë e ministrave socialistë kanë abstenuar me votën e tyre. Gjithsej në seancë u realizuan votimi i gjashtë dekreteve, ku dy prej tyre ishin për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë, Nard Ndoka dhe për ministrin e Arsimit, Genc Pollo. Në sallë kanë munguar zyrtarisht katër deputetët Fatos Nano, Taulant Dedja, Dritan Prifti dhe Taulant Balla.
Zv. Kryeministri
Genc Pollo
78 vota pro
47 vota kundër
8 abstenime
Vota kundër
Tom Doshi PDK
Bujar Leskaj PD
Abstenim
Neritan Ceka PAD
Frrok Gjini PDK
Hamit Kosta PDK
G.Musabelliu PSD
Nard Ndoka PDK
Jak Ndokaj PDK
Ndue Shpani PDK
Ymer Tola PDK
Shëndetësia
Anila Godo
79 vota pro
35 vota kundër
13 vota abstenim
Abstenim
Neritan Ceka PAD
Diana Çuli PSD
S. Gjinushi PSD
Angjelina Kola PSD
Nard Ndoka PDK
Jak Ndokaj PDK
Arta Dade PS
Albert Divjaka PSD
Frrok Gjini PDK
Hamit Kosta PDK
Ilir Meta LSI
Nikollaq Nerenxi LSI
Ndue Shpani PDK
Shkarkimi
Nard Ndoka
74 vota pro
43 vota kundër
9 vota abstenim
Pro
Frrok Gjini PDK
Spiro Peçi PBDNJ
Pashko Ujka Qendra”
Vangjel Dule PBDNJ
Arta Dade PS
Kundër
Tom Doshi PDK
Jak Ndokaj PDK
Ndue Shpani PDK
Abstenim
Neritan Ceka PAD
Petro Koçi PS
Arben Malaj PS
Pal Dajçi PD
Shpëtim Idrizi PS
Nikollë Lesi LDK
Pandeli MAjko PS
Rajmonda Stefa PS
Preç Zogaj PD
Arsimi
Fatos Beja
81 vota pro
44 vota kundër
6 abstenime
Pro
Frrok Gjini PDK
Nikollë Lesi LDK
Vangjel Dule PDBNJ
Leonard Solis PBDNJ
Spiro Peçi PBDNJ
Abstenim
Neritan Ceka PAD
Hamit Kosta PDK
Diana Çuli PSD
Ndue Shpani PDK
Ymer Tola PDK
Rusmali në vend të Bejës, kryetar i komisionit të Ligjeve
Ilir Rusmali do të jetë kryetari i ri i komisionit të Ligjeve. Deputeti demokrat mori shumicën e votave dje në kuvend dhe do të zëvendësojë në këtë post Fatos Bejën, i cili po gjatë seancës së djeshme u emërua ministër i Arsimit. Njëra prej tetë votave kundër ishte ajo e ish-ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Bujar Leskaj, i cili të njëjtën gjë kishte bërë edhe pak javë më parë kur Rusmali propozohej bashkëkryetar i komisionit për Reformën Zgjedhore. Ndërkohë një kalvar të gjatë ka ndjekur dje kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Fillimisht ish-ministri i Mbrojtjes u vendos anëtar në komisionin parlamentar të Ligjeve, më pas në komisionin për Sigurinë Kombëtare dhe në fund përfundoi në komisionin e Politikës së Jashtme. Ndërkohë në vend të Fatos Bejës në komisionin e Ligjeve, maxhoranca ka vendosur të emërojë Gjovalin Prengën, kurse deputeti i Kavajës, Engjëll Cara është votuar për t’u bërë anëtar i komisionit parlamentar të Veprimtarive Prodhuese. Në bllok, të gjitha lëvizjet në këto komisione kanë marrë 92 vota pro, tetë kundër dhe 29 abstenime. Ndërkohë, ende mbetet bosh vendi i nënkryetarit të Parlamentit, i cili deri ditën e djeshme është mbajtur nga Fatos Beja.