E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet reforma zgjedhore

Kuvendi ka shtyrë për herë të shtatë mandatin e komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore. Me 118 vota pro, 2 kundër dhe 14 abstenime mandati i komisionit është shtyrë sërish për një muaj. 

 Në këtë votim dy deputetët Neritan Ceka dhe Spartak Braho votuan kundër shtyrjes së mandatit të këtij komisioni. Ndërsa votat abstenuese ishin në bllok kryesisht nga partitë e vogla në Parlament. Deputeti i LSI-së, Spartak Braho në diskutimin e tij u shpreh kundër shtyrjes, pasi sipas tij Kuvendi nuk duhet të marrë këtë nismë pas shumë dështimesh të realizuara gjatë këtij sesioni. “Duhet ta dini se nuk ka pasur asnjëherë sukses ky komision për sa kohë qëndron vetoja e dy partive të mëdha. Asnjëherë nuk ka pasur mbledhje reale të komisionit, por ka pasur vetëm mbledhje kafenesh të dy bashkëkryetarëve”, deklaroi Braho. Komisioni duhet të shtyjë një muaj mandatin, por i bie që mandati të mbarojë brenda shtatorit, pasi një muaj ky institucion duhet të qëndrojë pushim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›