Ceka: Topalli në Itali, na nderoi ne si parlamentarë
Kryetari i Partisë Aleanca Demokratike, Neritan Ceka ka vlerësuar dje në Parlament vizitën në Itali të kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.
Sipas kreut të PAD-së, kryeparlamentarja ka treguar aftësi diplomatike gjatë këtyre takimeve në vendin fqinj. “Dua të përfitoj me këtë rast t’ju përshëndes dhe t’ju uroj për vizitën e shkëlqyer që bëtë në Itali; t’ju uroj aktivitet të gjatë në këtë drejtim për diplomacinë parlamentare. Me të vërtetë keni treguar jo vetëm një iniciativë, por edhe aftësi diplomatike, veçanërisht për vizitën e pasqyruar edhe në televizionin tonë. Nuk ishte vetëm reklamë, por ishte realitet”. Por, sipas kreut të Aleancës Demokratike kryeparlamentarja duhet të tregojë të njëjtën elegancë edhe në Shqipëri. “Do të shpresoja që këtë qëndrim elegant ta keni edhe kundrejt zotërinjve shqiptarë dhe jo vetëm zotërinjve italianë, që “po e shohin me një farë zilie”, fjalimin tim. Duke e përshëndetur edhe një herë vizitën e fundit të kryetares së Kuvendit, besoj se na ka nderuar të gjithëve ne si parlamentarë”, u shpreh më tej Ceka. Kryeparlamentarja Topalli ishte në një vizitë disa ditore në Itali, ku ka zhvilluar takime me kryetarin i Parlamentit Italian, Gianfranco Finni, zv.sekretarin e Këshillit të Ministrave të Italisë, Gianni Letta, etj. Gjatë këtyre takimeve Topallit iu premtua ratifikimi sa më shpejt i protokollit për të hyrë në NATO.