E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benatia nuk shkon në PSG

Udinese ka mohuar spekulimet se ka arritur marrëveshje për shitjen e mbrojtësit Mehdi Benatia te Paris Saint-Germain.

Benatia thuhej se do t’i bashkohet klubit francez gjatë afatit kalimtar të janarit por Udinese ka insistuar se futbollisti i takon atyre.

“E mohoj arritjen e çfarëdo marrëveshjeje me PSG-n për Benatian”, tha drejtori sportiv i Udineses, Fabrizio Larini për të përditshmen sportive franceze L’Equipe. Benatia, reprezentues maroken ishte transferuar te Udinese më 2010 nga skuadra e ligës së dytë franceze, Clermont.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›