E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man City ishte kokëdhimbje

Emmanuel Adebayor insiston se nuk pendohet rreth largimit nga Manchester City dhe e përshkroi kohën e tij në klub si “kokëdhimbje”.

Adebayor iu bashkua Tottenhamit si huazim për një sezon në gusht pasi ishte lënë jashtë ekipit të Roberto Mancinit nga dhjetori i kaluar.

“I uroj atyre fat por a dua të jem pjesë e atij ekipi tani? Jo. Vitin e kaluar sa herë që jam zgjuar për të shkuar në stërvitje ndjeja kokëdhimbje. Edhe nëse shtëpia është parajsë ju dëshironi të jeni të adhuruar e të jeni të lumtur”, tha Adebayor për BBC Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›