Finalja e madhe

Jose Mourinho do të synohë të ngjitet nga statusi i vetëshpallur i ‘Special One’ te ai i një legjende, me fitore në finale të Ligës së Kampionëve të shtunën në stadiumin Santiago Bernabeu në Madrid.
Por, Bayern Munich dhe Louis van Gaal synojnë të shuajnë ëndrrën e Nerazzurrëve. Bayern kërkon trofeun e pestë të kampionit të Evropës, ndërsa Inter të tretin në histori të klubit.
Mourinho, i cili para se të vinte në Inter ishte shpallur kampion i Evropës me Porton, ndërsa fitoi Premierligën me Chelsean. Në sezonin e tij të dytë në Inter tashmë ka fituar Scudetton dhe Kupën e Italisë, kurse kërkon trofeun e Ligës së Kampionëve – të parin për Interin pas 45 viteve.
“Liga e Kampionëve është gara më prestigjioze në botë. Është garë të cilën të gjithë duan ta fitojnë, por jo të gjithë ia arrijnë. Unë dua ta fitoj për Interin. Nëse ky ekip arrin ta realizojë ëndrrën, atëherë do të jem i lumtur”, tha Mourinho.
Edhe Bayern është në pozitë të ngjashme. Gjiganti bavarez kërkon trofeun e tretë të sezonit pas Bundesligës dhe Kupës së Gjermanisë. Njësoj si Mourinho, Van Gaal ka fituar Kupën e Evropës me Ajaxin më 1995 dhe synon të përforcojë reputacionin e tij si njëri prej trajnerëve më të mirë në botë.
Në rrugë drejt finales, Inter eliminoi CSKA Moskën, Chelsean dhe Barcelonën, ndërsa Bayern e rrëzoi Fiorentinën, Manchester Unitedin dhe Olympique Lyonin. Asnjëri nga ekipet nuk do të jetë në fuqi të plotë për përballjen në Bernabeu, që do të gjykohet nga anglezi Howard Webb.
Mesfushori Thiago Motta i mungon Interit për shkak të suspendimit, njësoj si Franck Ribery për Bayernin. Në mungesë të francezit, rrezikun kryesor për Nerazzurrët do ta paraqesë mesfushori holandez Arjen Robben, i cili kthehet në Madrid pas largimit nga klubi më 2009.
“Ndihem krenar që jam kthyer në Madrid përsëri, por me një ekip tjetër. Jeta është e tillë. Mendoj se kemi ekip shumë të mirë dhe kemi zhvilluar ndeshje të mira, për këtë arsye jemi këtu. Duhet të fitojmë të shtunën”, tha Robben i cili shënoi gola vendimtarë në fitoret ndaj Fiorentinës dhe Manchester Unitedit.
Mourinho dhe Van Gaal
Mourinho dhe Van Gaal njihen mes veti prej kur portugezi ishte asistent i holandezit në Barcelonë nga viti 1997 deri më 2000. Ekziston një respekt i ndërsjellë mes tyre, edhe pse ata ndajnë filozofi të ndryshme rreth strategjisë së lojës.
Van Gaal favorizon lojën e bukur dhe ka zhvilluar futboll ofensiv, ndërsa Mourinho bazohet në instalimin e etikës së ekipit dhe në taktikën e tij mjeshtërore.
“Nuk është ndeshje mes meje dhe Mourinhos. Ne jemi të krahasueshëm vetëm rreth mënyrës si komunikojmë me ekipet tona. Në gjithçka tjetër kemi qasje të ndryshme rreth futbollit. Mourinho kërkon një gjë: të fitojë gjithmonë. Unë mundohem t’u jap tifozëve një stil të kënaqshëm të lojës”, tha Van Gaal.
Ndërsa presidenti i Interit, Massimo Moratti, e përshkroi Mourinhon: “Ai është si Helenio Herrera (trajneri legjendar i Interit) me metodat e punës së tij dhe vëmendjen që i jep çdo detaji, mënyrën si përgatit duelet dhe aftësinë e tij të transferojë një ndjenjë të sakrificës te futbollistët”.
Cilido prej ekipeve që shpallet kampion në Madrid do t’i bashkohet Barcelonës (2009), Manchester United (1999), PSV (1988), Ajaxit (1972) dhe Celticut (1967) si ekipet e vetme që kanë fituar trofeun më të çmueshëm në Evropë si dhe titullin shtetëror dhe kupën në të njëjtën sezon.
Finale
Bayern M – Inter 20:45