E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riberi, sot rinovimi rekord deri në 2015

Bajern Mynih

Frenk Riberi është shumë pranë rinovimit të kontratës së tij me Bajernin e Mynihut për katër sezone të tjera. Sipas “France Football”, të shtunën në Madrid francezi do të takojë drejtuesit bavarezë së bashku me menaxherët e tij dhe do të firmosë kontratën e re, që do ta lidhë me Bajernin deri në qershor 2015. Riberi do të duhet të fitojë rreth 7,8 milionë euro në sezon, duke u bërë lojtari më i paguar në historinë e Bajernit dhe të Bundesligës. Lajmi gjen konfirmim edhe në Gjermani, te prestigjiozja “Bild”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›