E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rossi hiqet nga shitja

Nga Express më 29 korrik 2011 në ora 19:09

Objektivi i Juventusit, Giuseppe Rossi duket se do të mbetet në Villarreal pasi menaxheri i tij, Federico Pastorello, njoftoi se klubi spanjoll “e ka hequr nga shitja”.

Rossi, 24 vjeç, thuhej se do të transferohej në Juventus, mirëpo marrëveshja e propozuar është anuluar pasi Villarreal mori përkrahje financiare me shitjen e Santi Cazorlas në Malaga.

“Zyrtarisht, Giuseppe Rossi është hequr nga shitja pas largimit të Cazorlas në Malaga. Ai e deshi Juventusin, por duhet të pranojë qëndrimin e Villarrealit”, tha Pastorello për Sy Sport Italia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›