Arrestohet pronari i "Plato"-s

Pronari i lokalit në qendër të Prishtinës “Pllato”, Vigan Kastrati është arrestuar nga policia e Kosovës të mërkurën në mbrëmje për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe për mos zbatim të urdhrave të policisë.
Lajmin për arrestimin e Kastratit e ka bërë të ditur policia e Kosovës.
Zëdhënësja Sabrie Kamberi, pa përmendur emrin e të arrestuarit, ka treguar se një pronar i një lokali në Prishtinë është dërguar në paraburgim, pasi ka thyer disa rregulla ligjore.
“Është arrestuar të mërkurën në mbrëmje, një qytetar nga Prishtina, pronari i një lokali në për shkak, të prishjes së rendit dhe qetësisë publike. I është tërhequre vërejta, por i njëjti nuk i ka përfillë urdhërat e policisë dhe është arrestuar”, ka treguar Zëdhënësja Kamberi, për Express.
Burime të gazetës kanë treguar se pronari i lokalit të natës është liruar nga paraburgimi dhe ka kaluar në procedurë të rregullt gjyqësore.