Benedikti XVI: Mbështesin krijimin e shtetit palestinez
Betlehem - Papa Benedikti i XVI-të bëri thirrje sërish sot për krijimin e shtetit të pavarur palestinez pas mbërritjes së tij në Betlehem. Betlehemi shënon nisjen e vizitës njëditore të Papës në territoret e pushtuara palestineze në Bregun Perëndimor.
"Selia e Shenjtë mbështet të drejtën e popullit tuaj për një shtet sovran palestinez në tokën e stërgjyshërve tuaj, një shtet të sigurte dhe në paqe me fqinjët e tij brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht", deklaroi Papa Benedikti i XVI-të gjatë fjalimit në rezidencën e presidentit palestinez, Mahmud Abas.
Kjo është dita e tretë e vizitës së Papës në Tokën e Shenjtë, dhe sot ai u prit nga presidenti i Palestinës, Mahmud Abas. Ndërkohë, izraelitët e kanë shoqëruar me protesta vizitën e Papës, pasi sipas tyre, ai nuk ka shfaqur keqardhje për viktimat e Holokaustit nazist.
Patriarku Fouad Twal, gjatë një meshe të zhvilluar dje në Jeruzalem, të ndjekur edhe nga Papa, ritheksoi aspiratat e popullit palestinez për një shtet të lirë dhe të pavarur. Ndërkohë, vetë Benedikti i XVI-të, sapo mbërriti në Izrael dy ditë më parë, riafirmoi mbështetjen e Vatikanit për një shtet palestinez, një koncept për të cilin kryeministri i ri izraelit Benjamin Netanjahu ende nuk është shprehur publikisht.
Për të dramatizuar efektet e pushtimit izraelit mbi jetën e tyre, palestinezët kanë ngritur një teatër të vogël pas një muri të lartë betoni, pjesë e një muri që Izraeli po ndërton në dhe përreth Bregut Perëndimor.