Presidenti Obama përshëndet lirimin e gazetares Saberi
Uashington - Presidenti amerikan Barak Obama përshëndet lirimin e gazetares amerikano-iraniane, Roksana Saberi. Ajo ishte e dënuar nga strukturat e Iranit me 8 vite burg me akuzën për spiunazh.
SHBA e konsideron si të pafajshme gazetaren Saberi. Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs, përshëndeti në emër të presidentit Obama veprimin humanitar të autoriteteve iraniane.