Departamenti i Thesarit ndihmon kompaninë “Chrysler”
Uashington - Departamenti Amerikan i Thesarit i ka akorduar një hua prej 4.3 miliardë dollarësh shtëpisë automobilistike “Chrysler”. Këtë e konfirmojnë dokumentet e prezantuar nga gjykata. Kjo ndihmë akordohet nga qeveria federale për fazën e parë të rimëkëmbjes së kompanisë.
Në të njëjtën kohë, kompania “Chrysler” ka arritur një marrëveshje më sindikatën e United Auto Worker, sipas së cilës do të parandalohen grevat deri në vitin 2015.
Në të njëjtën kohë, kompania “Chrysler” ka arritur një marrëveshje më sindikatën e United Auto Worker, sipas së cilës do të parandalohen grevat deri në vitin 2015.