Benedikti XVI: Presidenti i ri amerikan të ndihmojë bashkëpunimin mes kombeve
Papa Benedikti XVI në një telegram për presidentin e zgjedhur amerikan, uroi që Barack Obama të jetë nismëtari i paqes dhe i bashkëpunimit mes shteteve. Papa, në lutjet e tij për presidentin e 44-t të SHBA-së, i cili do të bëjë sot betimin, theksoi se ''populli amerikan do të gjejë në trashëgiminë e tij fetare dhe politike vlera shpirtërore dhe parime etike të nevojshme për drejtimin e drejtë dhe të lirë të një shoqërie''. ''Kjo shoqëri duhet të tregojë respekt për dinjitetin, barazinë dhe të drejtat e gjithë anëtarëve të kësaj shoqërie, në mënyrë të veçantë për të varfërit, të përjashtuarit dhe ato që nuk mund të flasin'', shtoi Papa Benedikti XVI. ''Në momentin ku shumica e vëllezërve dhe motrave tona nëpër botë aspirojnë të çlirohen nga katastrofa e varfërisë, urisë dhe dhunës, po lutem që ju të gjeni zgjidhjen tuaj për të përkrahur mirëkuptimin, bashkëpunimin dhe paqen mes kombeve'', shkruan papa.