E Diel, 1 Nëntor 2026

Fjalë të mëdha nën hijen e idhujve të mëdhenj - Fillimi i punës së presidentëve amerikanë

Marrja ceremoniale e postit të presidentit të SHBA-së është një rast për përdorimin e retorikës së zgjedhur dhe ofron një pasqyrë të pikërëndesave të qeverisë së re. Edhe Obama ndjek të njëjtën traditë. “Zoti më ndihmoftë” - me këto fjalë historike Xhorxh Uashington bëri më 30 prill 1789 në Nju Jork betimin si presidenti i parë i SHBA-së, duke vendosur në këtë mënyrë një traditë mbi 200 vjeçare. Ndërkohë, presidenti i SHBA-së bën betimin më 20 janar, sepse ndryshe nga epoka e pajtonëve anëtarëve të kongresit nuk u duhen më muaj për të arritur në kryeqytet nga të gjitha anët e vendit gjigand. Ceremonia festive e inagurimit, pra marrja e postit, ka karakterin e një rituali politik, gjatë të cilit i "Riu" përpara se të hyjë në Shtëpinë e Bardhë, jep një tablo të prioriteteve të qeverisë së tij. Ceremonia e inagurimit nis me interpretimin e bandave dhe me betimin, që japin të gjithë presidentët përpara Gjyqtarëve supremë të kombit dhe Kongresit të mbledhur. Betimi bëhet duke vendosur dorën mbi Bibël (në fakt ky jo një rregull kushtetues), e natyrisht që kështu veproi edhe Presidenti Xhorxh Bush: “I, George Walker Bush declare …”. Barak Obama e bëri betimin e tij mbi Biblën, që përdori në inagurimin e tij çliruesi i skllevërve dhe mbrojtësi i unitetit të kombit, Abraham Linkoln. Xhorxh Uashington, babai i kombit amerikan, e bëri betimin në Nju Jork dhe në Filadelfia. Më vonë të gjitha betimet, me vetëm pak përjashtime, janë kryer në Uashington. Që nga inagurimi i Ronald Reganit në vitin 1981 ceremonia zhvillohet në krahun perëndimor të shkallëve të Kapitolit. Nga kjo pikë shpaloset një panoramë e mrekullueshme ndaj të gjitha monumenteve të mëdha për baballarët e kombit. Fjalimet e ianguruese të baballarëve të kombit: Uashington dhe Xheferson, si dhe të Linkolnit janë tekste të detyrueshme leximi për secilin president të ri. Çdo president i ri, dëshiron që në fjalimin e tij krahas citateve historike të vendosë edhe pikat e veta kulmore të retorikës. Franklin Rusvelti përdori në fjalimin e tij fjalinë e njohur, se Amerika s´ka kujt t´i trembet veç frikës. Ndërsa autorët e fjalimit të Kenedit formuluan shprehjen: "Mos pyet, se çfarë mund të bëjë vendi për ty, por pyet, se çfarë mund të bësh ti për vendin!". Fjalimi i presidentit të ri nuk shoqërohet vetëm nga pompoziteti dhe patosi, fjalimi i tij shërben gjithmonë edhe si një pasqyrë e prioriteteve të politikës së tij. Bill Klintoni në vitin 1997 shpalli një politikë të re sociale dhe të arsimit. Klinton tha: “Le të ndërtojmë shtëpinë amerikane për shekullin e 21-të, ku secili të ketë vendin e tij në tryezë dhe asnjë fëmijë të mos mbetet prapa". Ronald Regani shpalli politikën e forcës kundrejt Bashkimit Sovjetik. Regan tha: “Kundërshtarët e lirisë, kundërshtarët tanë të mundshëm, të mos harrojnë, se liria është qëllimi suprem i popullit amerikan. Ne do të negociojmë për të, do të sakrifikojmë për të, por asnjëherë nuk do të kapitullojmë për të". Regan ishte edhe presidenti i parë, që për shkak të motit me ngricë hoqi dorë prej paradës që përmbyll ceremoninë përgjatë Bulevardit Pensilvania. Xhimi Karteri ishte i vetmi, që e përshkoi në këmbë bulevardin, ndërsa kur Xhorxh Bushi mori mandatin e dytë pati protesta të fuqishme. Për shumë amerikanë pjesëmarrja në ceremonitë me rastin e marrjes së postit nga presidenti i ri është një përjetim i veçantë, për të cilin disave u duhet të shpenzojnë mirë. Muaj përpara dhomat e hoteleve në kryeqytetin e SHBA-së, janë të prenotuara. Privatët japin dhoma apo shtretër me qira me çmime deri në 20 mijë dollarë nata. E netët në raste të tilla janë mjaft të shkurtra, sepse festimet zgjasin një javë të tërë, me ballo që vazhdojnë deri në të gdhirë.
Abraham Linkoln, burim frymëzimi për presidentin Obama/Ceremonia e betimit e Barack Obamës do të pasqyrojë njeriun shpresëdhënës, Abraham Lincoln, modeli i tij politik, një president i jashtëzakonshëm që arriti të bashkojë qytetarët e vendit të tij në një periudhë të vështirë. Nga Bibla mbi të cilën presidenti i ri amerikan do të bëjë betimin deri në drekën që do të zhvillohet, presidenti i zgjedhur, Barack Obama do të rikujtojë gjithçka për këtë paraardhës, që e konsideron si një model dhe një burim frymëzimi. "Krahasimet me Lincolnin, që Obama nuk kërkon t'i evitojë, i vënë mbi shpatulla një barrë shumë të rëndë, por mbi të gjitha amerikanëve që nuk e shohin politikën'', theksoi historiani Julian Zelizer, nga Universiteti Princeton. Objektivat e presidentit të zgjedhur, Barack Obama për të cilat i është referuar Lincolnit janë tre, të bëhesh një shef i madh, të vihesh para një perspektive të gjërë me anë të së cilës vendi përballet me të kalurën e tij raciste dhe të jesh një drejtues i aftë për të fshirë ndarjet në një periudhë të vështirë'', shpjegoi ai. Ashtu si presidenti i 16-të amerikan i lindur para 200 vitesh, Barack Obama është një avokat i ardhur nga Ilinoisi dhe që ka arritur të kapercëjë dyshimet e lindura nga eksperienca politike për të fituar presidencën në kohë krize. Qeveria e Lincolnit ishte një ekip rivalësh, i përbërë nga konkurentë, shembull ky i ndjekur nga Barack Obama kur ai emëroi si sekretare Shteti, Hillary Clintonin, rivalen e tij më të ashpër gjatë fushtës elektorale. Obama zhvilloi një fushatë për të bindur Shtëpinë e Bardhë për mbarëvajtjen e parlamentit të Ilinoisit, ku Lincoln u zgjodh si president i Amerikës. Ai rifreskoi fjalët e ceremonisë së fjalimit të mbajtur nga Lincoln në 1863 nga Gettysburg në mes të luftës civile. ''Një lindje e re për lirinë'' u bë tema e betimit të tij. Ndërkohë që Obama vjen në pushtet në kohë krize financiare kjo nuk duket e frikshme. "Lincoln ishte një gjeni që nuk do të mund të krahasohet'', deklaroi Obama duke u shprehur i druajtur nga fuqia e fjalimit të dytë në Betimin e Lincolnit. Dhe ai vazhdon të ndjekë gjurmët e Lincolnit para ceremonisë së betimit duke mbërritur si ai në Uashington me tren. Me 10 janar, presidenti i ri dhe familja e tij zhvilluan një vizitë në memorialin ku mbretëron statuja gjigante e Abraham Lincoln, i ulur përballë Kapitolit, në skajin tjetër të sheshit të madh që ndodhet në zemër të Uashingtonit. Të martën në sheshet e Kapitolit, mbi Biblën që i përket Lincolnit e marrë nga biblioteka e Kongresit, Barack Obama do të bëjë betimin. Dreka që do të shtrohet do të jetë e frymëzuar nga pjatat e preferuara të Linkolnit. Tavolina do të jetë e mbuluar me një pëlhurë të zgjedhur nga Obama. Barack Obama nuk do të mund të vizitojë një nga rrugët e Uashingtonit, e lidhur ngushtë me memorialin e Abraham Lincolnit. Teatri ''Ford'' ku ai u vra, është i mbyllur për rikonstruktim

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›