Komenti/Barack Obama, presidenti i ndryshimeve dhe i vazhdimësisë
Fitorja e Barack Obamës, në zgjedhet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shënojnë edhe prespektivën e ndryshimeve të politikës amerikane në ekonomi, shëndetësi dhe në gjetjen e burimeve të reja energjetike, të gjitha këto ndryshime, në sintoni me fushatën elektorale të demokratëve në zgjedhjet e fundit. Koha e ndryshimeve të politikave financiare, ekonomike e energjetike, kishte ardhur për administratën drejtuese amerikane në përgjithsi, për t'i dhënë fund kapitalizmit virtual të spekulimeve financiare, që po e çon ekonominë botërore në një krizë të thellë, që do të duhet kohë të eliminohet. Ndryshimet, që kishte nevojë Amerika janë në koinçidencë me karakterin politik të presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, që mishëron ndryshimin si në përmbajtje të programit, ashtu edhe për aspiratat për drejtësi shoqërore, që ushqen presidenti te zgjedhësit amerikanë.
Për herë të parë pas 50-të vjetësh, drejtuesi i Shtëpisë së Bardhë, vë në terma konkrete problemin e shpërndarjes të pasurisë në Shtetet e Bashkuara, pozicion ky normal për Evropën, por jo për SHBA-në, që koncepti i "rishpërndarjes" është në fërkim me mentalitetin e vendit.
Një e re tjetër me rëndësi është, në realitet zhvillimi llogjik i të kaluarës; administrata e Obamës "vë bast" për reformën e sistemit shëndetsor, në kërkim të burimeve finanziare për një "mbulim" shëndetsor të gjithë popullsisë. Sot situata është shumë serioze në këtë vështrim. SHBA-të, shpenzojnë për shëndetësinë, më shumë se asnjë vend tjetër në botë, por një pjesë e mirë e popullsisë, pothuajse 40 miljonë, nuk kanë "mbulim" mjekësor.
Dy pikat e mësipërme, janë kollonat kryesore të llojit të ri të "revolucionit amerikan".
Diçka tjetër, që do të kushtëzojë politikën e Obamës, do të jetë shqetësimi për momentin e vështirë të klasës së mesme, që ëndërron ashensorin social, që do të donte t'a shihte në funksion vetëm në një drejtim; që ngjitet nga poshtë lart. Në këtë moment, klasa e mesme amerikane ndjehet në vështirësi. Administrata e Obamës, mund të marrë në konsideratë një pjesë të problemeve të tyre, në kontekstin e një reforme të mundshme, të sistemit fiskal.
"Nuk e dimë ekzaktësisht, çfarë mund të ndryshojë në kampin fiskal-shprehet ekonomisti françez Jean-Paul Fitoussi-por mund të imagjinojmë, një mundësi në favor të sistemit më progresiv të taksimit të të ardhurave".
Për sa i takon fiskalitetit indirekt, mund të imagjinohet që administrata e Obamës, duke qënë e ndjeshme ndaj temave ekologjike, do të shfrytëzojë këtë istrument në mbrojtje të ambientit. Kjo iniciativë është në aplikim në shumë shtete, si Kalifornia, ku inkurajohet e financiohet tranzicioni drejt teknologjive të pastra e në respekt të ambientit natyral. Governatori A.Schwarzenegger, është i angazhuar në favor të prodhimit të makinave të pastra e ka arritur, deri në kërcënime për proçese, me akuzën për vrasje, kundër ndërtuesve të makinave ndotëse. Sigurisht ideja e kombinimit të ekonomisë me ekologjinë, është një ndër pikat më të forta të programit të Obamës. Njëkohsisht nuk duhet harruar se SHBA-të, po përjetojnë një moment delikat krize e për këtë arsye, një prioritet i presidetit të sapozgjedhur do të jetë për të evituar varfërimin e miljona bashkëatdhetarëve të tij.
"Ndërsa politika e jashtme nuk do të ndryshojë"-komenton historiani dhe autori i librit "Shekulli i Njëzet", Niall Ferguson. Kur ka lindur Barack Obama, martesat e përziera ishin akoma jokushtetuese, në disa shtete të jugut të SHBA-së dhe, që djali i një nëne të bardhë e të një babe të zi, mund të bëhej sot president, tregon një ndryshim të jashtëzakonshëm në zgjidhjen e problemeve raciale, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dyzet vjet pas vrasjes së Martin Luther King, zgjedhja e Obamës, është qartësisht një pikë kthese. Por surpriza e vertetë do të jetë, se sa pak do të ndryshojnë politika e jashtme dhe roli i Amerikës në botë, nën drejtimin e presidenzës së tij. Edhe pse, ka bërë tërheqjen e trupave nga Iraku, pika më e nxehtë e fushatës elektorale të Obamës, do t'i duhet të respektojë kalendarin e ekzistues, që parashikon pakësimin gradual të prezencës amerikane në këtë vend. Situata e
pasigurtë në Afganistan, do
të çojë me çdo mundësi, jo në pakësimin, por me shtimin e angazhimit të forcave amerikane. E njëjta situatë në Pakistan, ku Obama, shumë herë ka thënë se amerikanët, duhet të ndërhyjnë nëse burimet e inteligjencës, do të identifikojnë me saktësi prezencën në këtë vend, të terroristave të Al-Qaedas, një pozicion që edhe John McCain, nuk e ndjente t'a mbështeste.
Edhe për Iranin, presidenti i ri, do të ketë të njëjtin qëndrim, që ka pasur edhe George Bush, gjatë pjesës së dytë të mandatit të tij.
"Më tepër se ndryshimi, ajo që do të befasojë gjithë botën, do të jetë vazhdimësia e politikës së jashtme, që bashkon administratën Clinton e Bush, me atë të Barack Obamës" - përfundon historiani Niall Ferguson.