E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benedikti XVI: “Rrëshajët janë festë bashkimi, duhet të jetojmë sipas së Vërtetës”

28-05-2012 / Gazeta 55

Rrëshajët janë festë bashkimi, mirëkuptimi e afrimit njerëzor” dhe i kundërvihen Babelit, ku njeriu dëshiron të jeton pas Zot, duke u bërë më pak i aftë për të dashur e, prandaj, përherë më pak njeri: kjo është me pak fjalë, përmbajtja e fjalës që tha Papa Benedikti XVI gjatë Meshës së Shenjtë, kryesuar në Bazilikën e Vatikanit në të Dielën e Rrëshajëve. Ati i Shenjtë përshkroi atë çka është Babeli dhe atë çka janë Rrëshajët, që pasqyrohet në botën tonë, ku njerëzit, po, janë pranë njëri-tjetrit, por “mirëkuptimi e bashkimi mes tyre shpesh është sipërfaqësor e has në vështirësi” e pengesa të mëdha. Kështu u shpreh Papa Benedikti XVI gjatë homelisë, duke shtuar se nganjëherë kemi përshtypjen se po jetojmë në një kullë “të re Babeli”, dhe “faktet e përditshme na tregojnë se njerëzit janë bërë më agresivë, më hatërmadh e më armiqësor, dëshmojnë se mirëkuptimi po bëhet përherë e më tepër impenjues, gjithnjë e më i vështirë, e kështu preferohet mbyllja në vetvete”. Papa gjatë homelisë së festës së Rrëshajëve, kremtuar sot paradite në Vatikan, pohoi se “Shpirti Shenjt për të krishterët është edhe simbol i bashkimit, simbol i aftësisë të të folurit me dhe në të njëjtën gjuhë, si dhe simbol i mirëkuptimit në diversitet” e jo kundërshti, sundim, manipulim deri në “fabrikimin” e vet jetës njerëzore. “Në këtë gjendje, t’i lutësh Zotit duke diçka si e tejkaluar, si diçka e vjetruar, e padobishme, sepse ne vet mund të ndërtojmë e të realizojmë gjithçka që duam”. Po ja se, nuk është kështu, ne kemi nevojë për Dritën e Ndihmën e Shpirtit Shenjt. “Edhe në ditët tona Shpirti i Zotit të Gjallë vazhdon të jehojë me zërin e tij e ta ndriçojë udhën që çon në atë të Vërtetë, e vetmja që na bënë të lirë dhe i jep kuptim të plotë jetës sonë”. Kështu tha Papa para 40 mijë besimtarëve të pranishëm në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan gjatë Meshës e pastaj gjatë lutjes së mesditës të Mbretëreshës Qiellore, në ditën e festës së Rrëshajëve, që mbyll kohën liturgjike të Pashkëve. Të dielën e ardhshme, në Milano për takimin Botëror t Familjeve, Benedikti XVI do të lusë uratën e Engjëllit të Tënzot.
Ati i Shenjtë: “Të krishterët të bëhen dëshmitarë të fesë në botë”/ “Sot kremtojmë festën e madhe të Rrëshajëve që na sjell në plotësimin e Kohës së Pashkëve, pesëdhjetë ditë pas së Dielës së Ngjalljes. Ky solemnitet na bënë ta përkujtojmë e ta rijetojmë shpërderdhjen e Shpirtit Shenjt mbi Apostujt e dishepujt tjerë, mbledhur në lutjes me Virgjërën Mari në Çenakull. Jezusi, ngjall e ngjitur në qiell, i dërgon Kishës Shpirtin e vet, në mënyrë që çdo i krishterë të mund të marrë pjesë në vet jetën hyjnore e të bëhet dëshmitar i bindur në botë”. Kështu tha Papa Benedikti XVI gjatë lutjes së Mbretëreshës së Qiellit me besimtarë e shtegtarë të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. “Shpirti Shenjt¸depërton në histori, e asgjëson zemërftohtësinë, nxit e favorizon në ne pjekurinë e brendshme në marrëdhënie me Zotin dhe të afërmin tonë”.
Marrë nga Radio Vatikani

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›