Bogdani, dëmtim në muskul, në dyshim për Çezenën
ITALI - Erjon Bogdani rrezikon të humbasë sfidën me ish-skuadrën e tij, Çezenën, për shkak të një dëmtimi në muskulin e pulpës, të pësuar ndaj Kaljarit.
Sulmuesi shqiptar doli nga fusha para kohe për shkak të një problemi dhe stafi mjekësor i Sienës ka bërë të ditur se ai është në dyshim për ndeshjen e radhës ditën e diel.
Bogdani dëshironte patjetër të ishte në fushë në këtë takim, për t’u treguar drejtuesve se kanë bërë gabim që e kanë shitur, por gjithçka do të varet nga ecuria e dëmtimit tashmë.
(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)