Shtrihen në Jug
Në kohën kur vendi po kalon ditë të vështira për shkak të situatës në Veri, Parlamenti i Kosovës ka ndërprerë punën dhe deputetët, duke përfshirë Kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, kanë shkuar në pushime që nga 1 gushti.
Kryesia e Kuvendit si organ vendimmarrës për ligjvënësit nuk e ka parë të arsyeshme një takim të vetëm për të rishikuar vendimin për pushimin e deputetëve dhe rikthimin eventual të tyre në këtë kohë kur Veriu i Kosovës vazhdon të jetë i barrikaduar nga grupe kriminale.
Për neglizhencën e Kuvendit ka folur edhe Kryeministri Hashim Thaçi.
“Në këto momente delikate, të jashtëzakonshme, mund të them në vendimmarrje dhe veprime të një situate mobilizuese dhe të rritjes së gatishmërisë së institucioneve të Kosovës, në këto momente kur Serbia u kërcënua thjesht për sulm ndaj Kosovës, mendoj se ka qenë veprim i gabuar që Kuvendi i Kosovës të pushojë.
Sepse rrethanat kanë qenë të tilla që do të duhej Kuvendi i Kosovës t’i marrë disa vendime që unë do t’i propozoja si Kryeministër.
Por unë kam qenë i detyruar dhe jam i detyruar që t’i shtyj për shkak se Kuvendi është në pushim”, ka deklaruar Kryeministri Thaçi, në një intervistë për televizionin publik.
Ai shtoi se institucionet e Serbisë, pa dallim, të gjitha janë në punë.
“Ato të gjitha janë në gjendje gatishmërie, mobilizuese dhe të përgjegjshme, natyrisht nga perspektiva e tyre”, ka thënë Thaçi.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...