Topi, shtëpi në ndërtim, Topalli blen arë në fshat
Ish-presidenti Alfred Moisiu ka deklaruar thjesht dhe vetëm pagën e tij nga shteti. Deklarimi i tij i pasurisë është dorëzuar një ditë pas largimit nga detyra. Ndërsa përmban të ardhurat e shtatë muajve të parë të vitit 2007. Transaksione më të mëdha duket të ketë pasur pasardhësi i tij, Bamir Topi. Jo keq paraqiten të ardhurat familjare të kryeparlamentares Jozefina Topalli.
Moisiu & Topi
Vetëm një fletë është deklarimi i pasurisë së Alfred Moisiut. Të ardhurat nga paga si President i Republikës për shtatë muaj shkojnë në shumën 1.326.757 lekë. Bamir Topi ka blerë në vitin 2007 një autoveturë tip "Peugeot" mini në emër të Nada Topit në shumën 10.500 euro. Si burim është deklaruar 20-vjetori i lindjes së vajzës dhe fati se gjyshi Myrteza Topi i ka dhuruar 10 mijë euro. Diferenca duket të jetë mbuluar me të ardhurat e tjera familjare. Presidenti ka një banesë në proces ndërtimi, 1 kat me sipërfaqe 90 metra katrorë dhe bodrum. Kjo është ndërtuar në truallin pronë e trashëguar nga prindërit në Tiranë. Janë shpenzuar deri në fund të vitit 2007 në këtë ndërtim 1.050.000 lekë. Topit i është pakësuar një llogari rrjedhëse me 170.986 lekë, ndërsa i janë shtuar dy llogari në shumat përkatësisht; 659.262 lekë dhe 139.666 lekë. Të ardhurat neto nga paga dhe komisione si deputet nga janari deri në shkurt shkojnë 1.001.864 lekë. Të ardhurat nga paga si President nga korrik-dhjetor janë 1.064.912 lekë. Në deklarim, shuma prej 727.056 lekësh figuron si të ardhura nga paga e bashkëshortes. Vajza Etida Topi ka përfituar bursë nga Bashkia e Tiranës në shumën 60.000 lekë. Topi ka shpenzuar 4.000 euro për shkollimin e vajzës Nada në universitet privat. Ai ka shlyer kredi në masën 58.000 lekë ashtu sikurse një detyrim prej 1.000 eurosh nga blerja e një makine në vitin 2006.
Topalli
Kryeparlamentares i janë pakësuar likuiditetet e përfituara nga kompensimi i pronave të trashëguara nga familja në masën 3.000.000 lekë. Sipas kontratës së sipërmarrjes, kjo hapësirë i është dhënë firmës "Curri" në këmbim të përfitimit të afro 350 metrave katrorë apartamente e dyqane. Topalli ka tërhequr 2.000.000 lekë nga depozita e saj në "Credins". Ndërsa është shtuar një llogari nga kursimet e të ardhurave vjetore në shumën 1.000.000 lekë. Mbetur kesh nga tërheqja e llogarisë rrjedhëse të të ardhurave vjetore vlera 500.000 lekë. Mbetja nga të ardhurat vjetore të funksionit në llogarinë rrjedhëse janë 200.000 lekë. Të ardhurat neto nga paga në si kryeparlamentare dhe dietat shkojnë 3.286.221 lekë. Detyrimi për shkollimin e vajzës në Strasburg është deklaruar 2300 euro. Topallit i janë pakësuar dy depozita përkatësisht me nga; 400.000 lekë dhe 300.000 lekë. Një llogari është shtuar në masën 4500 euro dhe është në emrin e bashkëshortit. Biznesi i tij në Shkodër rezulton të ketë fitim vjetor neto 1.600.000 lekë. Bashkëshorti i Topallit ka blerë tokë-arë me sipërfaqe 2000 metra katrorë në fshatin Boks Rrjoll të Shkodrës. Burimi është tërheqja e likuiditeteve të gruas 4.000.000 lekë. D.Malaj
Alfred Moisiu
-Të ardhura nga paga si President 1.326.751 lekë
Jozefina Topalli
-Pakësim i likuiditeteve të përfituara nga kompensimi i pronave 3.000.000 lekë
-Pakësim depozite në shumën 2.000.000 lekë
-Shtim depozite 1.000.000
-Mbetje kesh 500.000 lekë
-Mbetje nga të ardhurat e funksionit 200.000 lekë
-Të ardhurat nga paga 3.286.221 lekë
-Detyrim për shkollimin e vajzës 2300 euro
-Pakësim depozite 400.000 lekë
-Shtim depozite 4500 dollarë
-Pakësim depozite 300.000 lekë
-Fitimet nga biznesi në Shkodër 1.600.000 lekë
-Tokë arë, e blerë me sipërfaqe 2000 metra katrorë në Boks Rrjoll të Shkodrës në shumën 4.000.000 lekë
Bamir Topi
- I blen autoveturë vajzës 10.500 euro, (Burimi, dhuratë nga gjyshi në shuma 10.000 euro)
-Pronë e trashëguar nga prindërit 90 metra katrorë dhe bodrum 1.050.000 lekë
-Pakësim llogarie 170.986 lekë
-Shtim llogarie 659.262 lekë
-Shtim llogarie rrjedhëse të bashkëshortes 139.666 lekë
-Të ardhurat si deputet 1.001.864 lekë
-Të ardhura si President 1.064.912 lekë
-Të ardhurat nga bashkëshortja 727.056 lekë
-Bursa e vajzës nga Bashkia e Tiranës 60.000 lekë
-Shpenzim 4.000 euro për shkollimin e vajzës
-Shlyerje kredie për një vit në masën 58.000 lekë
-Shlyerje me 1.000 euro të detyrimit për blerje veture