E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetët më të pasur shtojnë milionat

Dy deputetët më të pasur të Kuvendit të Shqipërisë vazhdojnë të shtojnë të ardhurat. Në deklarimet e pasurisë së Sadri Abazit dhe Tom Doshit, llogaritë bankare dhe transaksionet vijojnë të jenë në nivele të larta. Deputeti socialist ka mbi 60 milionë lekë shtim pasurie, ndërsa për demokristianin ka rezultuar një vit shitblerjeje biznesesh të mëdha.

Doshi

Gjatë vitit 2007, Tom Doshi ka përfunduar shitjen e kompanisë "Ajka" sh.a në vlerë totale 1.900.000 euro, të cilat 500.000 euro janë marrë dhe deklaruar në formularin e vitit 2006. Shuma e përfituar për këtë vit shkon në 1.400.000 euro. Doshi ka blerë 100% të aksioneve të kompanisë "Prodental Farma" sh.p.k në Tiranë me vlerë të plotë 1.300.000 euro, duke i zbritur detyrimet bankare në BIA (-250.000 euro). Rezulton të jenë likuiduar 1.050.000 euro nga deputeti Doshi. Sakaq, ai ka blerë një dyqan me sipërfaqe 402 metra katrorë me kontratë blerje me "Albalam" sh.p.k. Vlera e likuiduar është në shumën 370 mijë euro për këtë pasuri. Gjithashtu, është blerë nga Doshi garazh me sipërfaqe 60 metra katrorë në Tiranë në shumën 30.000 euro. Të ardhurat nga paga dhe shpërblime janë në masën 1.402.702 lekë dhe të ardhurat nga bashkëshortja shkojnë në vlerën 1.800.000 lekë. Fitimi vjetor i kompanisë "Profarma" gjatë vitit 2007 është deklaruar në vlerën 14.860.512 lekë. Të ardhurat vjetore nga pronësia në pikën e karburantit në Malin e Robit shkojnë 1.200.000 lekë në vit. Fitimet e marra nga kompania e blerë "Prodental Farma" 1.725.397 lekë. Doshi shlyen kreditë për shoqërinë "Profarma" në katër banka. Sakaq, vijon shlyerja e dy kredive në një bankë në Australi 33.240 dollarë australianë dhe i mbeten të shlyejë 182.000 dollarë australianë. Kredia tjetër që paguhet është për blerjen e automjetit "Toyota", për një vit janë shlyer 15.600 dollarë australianë, ndërsa mbeten 12.000 të tjera. Përfitimet nga shtëpitë në Adelajde të Australisë nga bashkëshortja shkojnë 48.000 dollarë australianë.

Abazi

Deputeti socialist, Sadri Abazi, ka deklaruar fitimin e vitit 2007 nga kompania "Usluga" në shumën 58.667.090 lekë. Paga e tij si deputet dhe pjesëmarrja në komision shkon në vlerë neto te 1.393.982 lekë. Paga e bashkëshortes si ekonomiste pranë biznesit të tij është 801.105 lekë. Paga e vajzës Aurora Abazi si administratore e firmës "Usluga" është 520.064 lekë dhe paga e vajzës tjetër si zv.administratore shkon 235.290 lekë. Tatimi mbi të ardhurat personale paguar tek "Usluga" për Sadri Abazin është 100.000 lekë.

Sadri Abazi

-Fitimi i firmës së tij "Usluga" 58.667.090 lekë

-Paga nga Kuvendi neto 1.393.982 lekë

-Paga e bashkëshortes 801.105 lekë

-Paga e vajzës 520.064 lekë

-Paga e vajzës II 235.290 lekë

-Tatim mbi të ardhurat personale, 100.000 lekë

Totali në një vit pasuri: 61.6 milionë

Tom Doshi

-Përfundon shitja e "Ajka" sh.a në vlerën 1.900.000 euro. 500 mijë euro i ka marrë nga viti paraardhës

-Blerje e 100% të aksioneve të "Prodental Farma" sh.p.k në shumën 1.300.000 euro. Duke i zbritur detyrimet bankare 250.000 euro janë likuiduar 1.050.000 euro

-Blerje dyqani me sipërfaqe 402 metra katrorë 370.000 euro

-Blerje garazhesh me sipërfaqe 60 metra katrorë në shumën 30.000 euro

-Paga dhe shpërblime 1.402.702 lekë

-Paga nga bashkëshortja 1.800.000 lekë

-Të ardhura nga bilanci vjetor i "Profarma" 14.860.512 lekë

-Të ardhura nga pika e karburantit në Malin e Robit 1.200.000 lekë

-Të ardhura nga kompania e blerë "Prodental Farma" 1.725.397 lekë

-Shlyerje kredie marrë në Australi 2770 dollarë australianë në muaj

-Shlyerje kredie për automjetin 1300 dollarë australianë në muaj

-Vijojnë shlyerjet e katër kredive të tjera

-Të ardhura vjetore nga shtëpitë në Australi 48.000 dollarë australianë

Transaksione të shumta financiare të kreut socialdemokrat. Pasuria e aleatëve të socialistëve

Ish-kryeministri Nano shpenzon para, Rama kursen

Biznesi i Xhoana Nanos, fitim në një vit 1.641.271 lekë

Ish-kryeministri Fatos Nano është personazhi që shijon më të shumti të qenit në opozitë. Sipas deklarimeve të pasurive ai figuron të shpenzojë në shuma të konsiderueshme. Në një kohë kur pasardhësi i tij në parti, Edi Rama, jeton dhe shlyen kredi me rrogën që merr si kryebashkiak i Tiranës.

Nano & Rama

Në formularin e firmosur nga Fatos Nano rezulton të jenë pakësuar tri llogari bankare. Konkretisht ato shënojnë ulje në shifra në masën; e para 669.287 lekë, e dyta 32.572 euro, e treta 666.893 lekë. Paga e tij nga Kuvendi si deputet është në shumën 1.424.942 lekë, ndërsa paga kalimtare si ish-kryeministër është 781.680 lekë. Nano ka shlyer kredinë në masën 51.233 euro, ndërsa dividenti i bashkëshortes Xhoana Nano nga biznesi i saj për vitin 2006 është 16.380.169 lekë. Ajo nga interesi në një llogari bankare ka përfituar 3.910 euro dhe ka shtuar me 127.381 euro një llogari rrjedhëse. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaron të ardhura nga paga 1.641.271 lekë, ndërsa shlyen një kredi, duke paguar për një vit shumën 163.225 lekë.

Meta

Ish-kryeministri Ilir Meta ka të ardhura përmes pagave dhe shpërblimeve në shumën 1.425.167 lekë. Paga e bashkëshortes është në një vit 1.000.919 lekë. Monika Kryemadhi ka deklaruar një kontrate shitblerjeje 500 metra katrorë arë dhe 200 metra katrorë truall në Mëzes me vlerë 5.000.000 lekë. Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe bashkëshortja e tij shlyejnë një kredi dhe kanë paguar në një vit 11.750 dollarë.

Gjinushi

Kreu socialdemokrat ka blerë një autoveturë 7500 euro dhe ka krijuar një depozitë bankare 1.960.000 lekë. Në deklarimin e tij ai ka dhënë për shesh ndërtimi në Vlorë një godinë njëkatëshe të trashëguar nga e ëma e bashkëshortes. Kjo e fundit zotëron me trashëgimi një apartament 70.5 metra katrorë në Tiranë me vlerë 70.000 euro. Gjinushi figuron bashkëpronar në disa shtëpi e troje të njohura e kthyera me V.K.K.P Vlorë. Paga vjetore si deputet është 1.551.124 lekë, pagesa vjetore e gruas 720.000 lekë. Të ardhurat nga qira banesash 9.600 euro dhe 816.000 lekë në një vit.

Ceka & Milo

Presidenti i aleancistëve, Neritan Ceka, ka deklaruar pagën vjetore 1.597.440 lekë, leksione në universitet 32.000 lekë. Të ardhura nga bashkëshortja në shtëpinë botuese 2.100.000, të ardhura nga qiraja e dy banesave 10.200 euro dhe një shlyerje kredie për shtëpi në një vit në masën 657.718 lekë. Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, ka shpenzuar për shtëpinë në Palasë shumën 2.000.000 lekë, ndërsa paga si deputet është 1.876.040 lekë në vit. Të ardhurat si lektor janë në shumën 5100 euro, paga e bashkëshortes shkon në një vit 650.980 lekë, pagesa në dy borde 333.000 lekë. Në deklaratë janë shënuar të ardhura nga fëmijët përkatësisht, 8740 euro dhe 1.300.000 lekë. Milo ka shlyer një kredi për një vit në shumën 288.000 lekë, ndërsa bashkëshortja e tij ka përfituar me trashëgimi në Vlorë një garazh me sipërfaqe 10 metra katrorë.

Tabela

Neritan Ceka

-Paga vjetore 1.597.440 lekë

-Leksione në universitet 32.000 lekë

-Të ardhura nga bashkëshortja në shtëpinë botuese 2.100.000

-Të ardhura nga qiraja e dy banesave 10.200 euro

-Shlyerje kredie për shtëpi për një vit 657.718 lekë

Edi Rama

-Të ardhura nga paga 1.641.271 lekë

-Detyrim shlyerje kredie për një vit në masën 163.225 lekë

Ilir Meta

-Paga dhe shpërblime 1.425.167 lekë

-Paga e bashkëshortes 1.000.919 lekë

-Shlyerje kredie për një vit 11750 dollarë

-Kontratë shitblerjeje 500 metra katrorë arë dhe 200 metra katrorë truall në Mëzes me vlerën 5.000.000 lekë

Paskal Milo

-Shpenzime për shtëpinë në Palasë në shumën 2.000.000 lekë

-Paga si deputet në shumën 1.876.040 lekë

-Të ardhura si lektor 5100 euro

-Paga e bashkëshortes 650.980 lekë

-Paga nga dy borde 333.000 lekë

-Të ardhura nga fëmijët përkatësisht, 8740 euro dhe 1.300.000 lekë

-Shlyerje kredie për një vit 288.000 lekë

-Garazh në trashëgiminë e bashkëshortes në Vlorë me sipërfaqe 10 metra katrorë

Fatos Nano

-Pakësim llogarie me 669.287 lekë

-Pakësim llogarie me 32.572 euro

-Pakësim llogarie me 666.893 lekë

-Paga nga Kuvendi në shumën 1.424.942 në një vit

-Pagesa kalimtare si ish-kryeministër 781.680 lekë

-Ka shlyer kredinë në masën 51.233 euro

-Dividend për vitin 2006 nga Xhoana Nano 16.380.169 lekë

-Interes bankar nga depozita (Xhoana) 3.910 euro

-Shtim llogarie rrjedhëse me 127.381 euro

Skënder Gjinushi

-Blerje autoveture 7500 euro

-Depozitë bankare 1.960.000 lekë

-Dhënë për shesh ndërtimi në Vlorë një godinë njëkatëshe e trashëguar nga e ëma e bashkëshortes

-Bashkëshortja trashëgon nga e ëma një apartament 70.5 metra katrorë në Tiranë 70.000 euro

-Bashkëpronar në disa shtëpi e troje të njohura e kthyera më V.K.K.P Vlorë

-Paga vjetore si deputet 1.551.124 lekë

-Pagesa vjetore e gruas 720.000 lekë

-Të ardhura nga qira banesash 9.600 euro

-Të ardhura nga qira banesash 816.000 lekë



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›