Kupa, sot zgjidhet enigma e finales

Ndeshjet e kthimit të gjysmfinaleve të Kupës së Shqipërisë: Partizani-Teuta (ora 16:30) dhe Besa-Shkumbini (ora 15:00) do të përcaktojnë edhe finalistët e edicionit të 55 të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm të futbollit shqiptar. Asnjë prej katër gjysmëfinalistët e këtij edicioni, nuk ishin në katër ekipet më të mira të Kupës në sezonin 2005-2006 (Tirana, Vllaznia, Elbasani, Dinamo) dhe vetëm avetëm dy prej tyre (Partizani, Teuta) kanë mundur të fitojnë të paktën njëherë trofeun prestigjioz.
Partizani e Teuta do të përballen të mërkurën në "Qemal Stafa" direkt në Vizon Plus), në sfidën e tyre të dytë në gjysmëfinalet, në një moment thuajse të barabartë. Dy skuadrat ndodhen me pikë të barabarta në kampionat (nga 54), madje dy nga tre përballjet direkt midis tyre gjatë këtij edicioni kanë përfunduar 0-0.
Teuta, e cila merr pjesë për herë 16 në gjysmëfinale, duhet të paktën të barazojë me gola (1-1 e sipër) me Partizanin në "Qemal Stafa", në rast se dëshiron të arrijë finalen e 9 të saj dhe Kupën e 4-t në 44 edicione ku ka marrë pjesë.
Edhe Partizani për të qenë e sigurt në pjesëmarrjen e tij në Europë, mbetet një lakmues i fuqishëm i Kupës së 16. Partizani, me 15 trofe te fituara (i fundit në vitin 2004, në drejtimin e Sulejman Memës), është një nga skuadrat më në formë në fazën e tretë dhe duke i shtuar faktin se tekniku i të kuqve, Hasan Lika,
konsiderohet një nga njohësit më të mirë të Teutës (një herë fitues trajner i Kupës me Teutën në vitin 2000), atëherë punët e Teutës së trajneri Sulejman Starova (një herë fitues i Kupës si lojtar me Partizanin dhe një herë si trajner), komplikohen shumë.
Teuta, ka kujtime të bukura nga ndeshja e saj e fundit për Kupë në Stadiumin Kombëtar "Qemal Stafa" kur regjistroi një kualifikim spektakolar në "Qemal Stafa" pas barazimit 2-2 me Tiranën, që iu shtua asaj fitoreje të cmuar 2-1 në takimin e parë në "Niko Dovana". Kalimi i Partizanit për në gjysmëfinale la një një hije dyshimi për cka paraqiti në "Selman Stërmasi", skuadra e Vllaznisë. Të kuqtë barazuan në një lojë të zbehtë 0-0, pasi kishin barazuar më parë në Shkodër 1-1, por gjithsesi etja e Partizanit është e madhe, dhe nuk dëshirojnë ta humbasin rastin për të shtuar edhe një trofe në muzeun e tyre, edhe pse kjo është Kupa e jo kampionati që i mungon qysh prej vitit 1993.
PARTIZANI
Eliminoi gjatë rrugës së tij deri në gjysmëfinale Gramozin (2-2, 2-1), Lushnjën (1-0, 1-0) dhe në cerekfinale Vllazninë (1-1, 0-0).
TEUTA
Rruga e Teutës për në gjysmëfinale kaloi përmes Gramshit(1-0, 5-1), më pas Apolonisë (0-0, 2-1) për t'u kurorëzuar me Tiranën (2-1, 2-2)
BESA E SIGURT NE FINALE
Besa, që merr pjesë për herë të dhjetë në gjysmëfinale, synon finalen e shtatë, kur dhe shanset e kavajasve duken plotësisht të realizueshme, pasi dhe ndeshja e parë në Peqin me Shkumbinin vendas përfundoi 3-3. Kupa e Shqipërisë është objektivi i madh i skuadrës së presidentit Bizhdili, që edhe pse është ndër më të vjetrat (e themeluar në vitin 1925) nuk ka mundur të posedojë asnjë trofe midis kampionatit dhe Kupës. Investimet e këtij sezoni janë të mëdha dhe, duke i shtuar edhe lehtësinë me të cilën po arrin Besa në finale, premtimi i madh mund të bëhet realitet të paktën fillimisht në gjysmën e rrugës.
BESA
Besa për të arritur në gjysmëfinale eliminoi Egnatian e Rrogozhinës (1-0, 6-0), Kastriotin( 0-3, 4-0) dhe Dinamon (1-2, 2-2).
SHKUMBINI
Peqinasit për të arritur në gjysmëfinale eliminuan Sopotin e Librazhdit (7-0, 2-2), Flamurtarin (4-1, 1-0) dhe Turbinën (4-0, 2-1).
GJYSMËFINALET
Grupi 1
25 prill 2007
Besa- Shkumbini,
ora 15:00
Takimi i parë:
Shkumbini-Besa 3-3
Grupi 2
25 prill 2007
Partizani- Teuta,
ora 16:30
Takimi i parë:
Teuta-Partizani 0-0
FINALJA
16 maj 2007