Runi hero, Kaka spektakël në “Old Traford” - VIDEO

ASA (Albania Sport Agency) - Uejni Runi me dy golat e tij, jo vetëm që përmbysi dizavantazhin e skuadrës së tij, por ai minutës së fundit (91) i dha fitoren e cmuar 3-2 Mancesterit në "Old Traford" në përballjen e vështirë ndaj një kundërshtari të madh si Milani, që ndryshe nga Roma e Spaletit demonstroi vlerat e vërteta të futbollit italian.
Në minutën e 5-të erdhi edhe goli i parë i takimit, kur Kristiano Ronaldo shënoi për Mancester Junatid pas një goditje këndi, duke i siguruar një avantazh të shpejtë dhe dramatik. Ronaldo goditi më kokë, ndërkohë që portieri i Milanit, Dida që preku me majat e gishtave topn e drejtoi atë në drejtim të portës së tij, në përpjekjen e dytë falë dhe presionit të ushtruar nga Gabriel Heince.
Anceloti hesht në bankinë, ndërsa Milani ndihet nën presionin e vazhdueshëm të Mancesterit i mbështetur nga 60 mijë tifozë.
Por, pas shtatëmbëdhjetë minutash kuqezinjtë barazuan me anë të Kakasë. Klarens Sedorf lëshoi një top për Kaka në kufijtë e zonës së rreptësisë, i cili kontrolli topin duke u devijuar nga e majta e sulmit të Milanit, për ta cuar sferën diagonalisht në këndin e poshtë të portës së mbrojtur nga Van Der Sar. Braziliani i dha vizitorëve një gol thelbësor në transfertë.
Në minutën e 37 ishte sërish Kaka', i cili me anë të një lëvizje magjike me trup përformoi një kryevepër duke u ndërfutur midis dy mbrojtësve të Mancesterit, Gabriel Heinze dhe Evra dhe pak një sekondë më pas e rrëshqiti topin poshtë krahëve të Edvin Van Der Sarit. Në pjesën e minutën e 59 erdhi dhe barazimit i Mancesterit, më anë të Runit, i cili shfrytëzoi bukur një top të harkuar shkurtazi nga Pol Skols. Takimi i kthimit do të luhet më 2 maj në "San Siro".
Në minutën e 91, Runi shënoi golin e tretë për Mancesterin dhe të dytin personal në këtë takim, ashtu si Kaka.
Manchester United-Milan 3-2
MANCHESTER UNITED: Van der Sar; O'Shea, Brown, Heinze, Evrà; Cristiano Ronaldo, Scholes, Carrick, Fletcher, Giggs; Rooney.
MILAN: Dida; Oddo, Nesta, Maldini (46' Bonera), Jankulovski; Gattuso (55' Brocchi), Pirlo, Ambrosini; Seedorf, Kakà; Gilardino (84' Gourcuff).
Arbiter: Vassaras (Gre)
Shenues: 5' aut. Dida (Mu), 22', 38' Kakà (M), 59', 90' Rooney (mu)
Kartona te verdhe: Evra (Mu), Kakà (M), Giggs (Mu), Bonera (M)
Goaleada
Intervista dhe analizat
Intervista dhe analizat