Benitez, apel gjyqtarit: Kujdes nga Didier Drogba
Trajneri i Liverpulit, Rafael Benitez, ka kërkuar nga gjyqtari Roberto Roseti që të ketë kujdes nga simulimet e Didier Drogba gjatë ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve ndaj Çelsit. Tekniku spanjoll mendon se Drogba rrëzohet shumë shpesh në tokë dhe nuk dëshiron që gjyqtari italian të akordojë shumë faulle në favor të tij. Që në ndeshjen e parë mes dy skuadrave, të përfunduar me rezultatin 1-1, Drogba irritoi Benitez, duke fituar disa faulle shumë të dyshimta. "Drogba është shumë i fortë, por ai rrëzohet. Ai rrëshqet shumë shpesh. Të gjithë mund ta shohin një gjë të tillë gjatë ndeshjeve. Është shumë e qartë dhe shpresoj që gjyqtari italian, i cili ka eksperiencë ndërkombëtare, ta marrë në konsideratë një gjë të tillë", deklaroi Benitez para mediave.
Megjithatë, duket se shqetësimi më i madh për teknikun spanjoll është të gjejë një mënyrë për të shënuar në "Stemford Brixh", gjë e cila nuk ka ndodhur në 8 ndeshjet kur Benitez ka drejtuar Liverpulin, që në vitin 2004 kur mori drejtimin e kësaj skuadre. "Kjo është një statistikë, por që mund të ndryshojë shumë shpejt. Ne duhet të shënojmë, ndaj do të kërkojmë të shënojmë. Nuk kemi asnjë problem me stadiumin në fjalë. Ata nuk kanë humbur prej rreth 100 ndeshjesh në fushën e tyre në kampionat dhe kjo do të thotë se janë shumë të fortë kur luajnë para publikut të tyre. Por ne do të mundohemi që të shënojmë golat që na nevojiten. Nuk është e nevojshme që ta fitojmë ndeshjen, do të na mjaftonte edhe një barazim 2-2. Si do të shënojmë? Mjafton të marrim maksimumin nga Torres", deklaroi Benitez.
Megjithatë, rezultati 1-1 i ndeshjes së parë duket se favorizon pikërisht Çelsin, një avantazh që londinezët duan ta mbrojnë me çdo kusht. Portieri i bluve, Peter Çeh, është i bindur se autogoli i Risë në minutën e fundit të asaj ndeshjeje do t‘i ndihmojë që të kalojnë për herë të parë në finalen e Ligës së Kampioneve. "Autogoli ishte një bonus për ne, pasi e kuptuam se gjithçka ndryshonte. Humbja 1-0 nuk është rezultati më i mirë i mundshëm që mund të marrësh jashtë fushe, por barazimi 1-1 është i mirë, pasi në rast se përfundon ndeshja në shtëpi pa gola, atëherë kalon turin. Ne shkuam atje me dëshirën për të shënuar një gol, pasi e dimë çfarë vlere ka një gjë e tillë në Ligën e Kampioneve. Jo rastësisht ne të gjithë deklaruam se rezultati na pëlqente, pasi po mundeshim 1-0. Por mua më pëlqeu më shumë karakteri që treguam në pjesën e dytë të ndeshjes", deklaroi portieri i Çelsit. Një gjë të tillë e ka pranuar edhe kapiteni i Liverpulit, Stiven Xherard. "Dua të jem realist, ndaj do të them se Çelsi është e avantazhuar. Ata kanë një skuadër të fortë dhe kanë dhuruar paraqitje të shkëlqyera në fushën e tyre për një periudhë shumë të gjatë. Por të mos harrojmë se ne jemi një prej skuadrave më të rrezikshme jashtë, kur luajmë në Evropë", deklaroi kapiteni i Liverpulit.