E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transeksualët, shantazh Ronaldos

Policia braziliane ka filluar hetimet rreth skandalit me drita të kuqe që ka përfshirë Ronaldon dhe tre tranvestitë. Sulmuesi i Milanit duket se ka qenë viktimë e një zhvatjeje të mbetur në tentativë nga Andre Luis Ribeiro Albertino, që në "art" njihet me emrin Andreia Albertine, të cilën e kishte njohur në dalje të një lokali elegant në Rio de Zhaneiro, "Barra da Tijuca". Pasi ka mbërritur në motel, Ronaldo i ka telefonuar edhe dy "kolegeve" të Andreias, por kur u paraqitën në dhomë, futbollisti kuptoi se ishin transeksualë. Në këtë pikë, sulmuesi vendosi që t‘u jepte nga 400 euro secilës prej "vajzave" vetëm që ato të largoheshin, por Andreia pretendonte 20 mijë euro për të mos treguar ngjarjen. Pas refuzimit të lojtarit, transi i ka telefonuar policisë, duke e denoncuar se e kishte kërcënuar. Andreia u ka thënë gazetarëve se Ronaldo e kishte dërguar që të blinte drogë për ta konsumuar më pas në hotel dhe si provë për vërtetësinë e fjalëve të saj ka paraqitur edhe patentën e 32-vjeçarit. Gjithsesi, policia duket se i ka besuar versionit të sulmuesit, pasi në një komunikatë zyrtare thuhej: "Brenda dhomës së hotelit nuk kemi gjetur drogë dhe kjo është një tjetër e dhënë që konfirmon vërtetësinë e versionit të Ronaldos, i cili gjatë denoncimit kishte pohuar: ‘Është e vërtetë që kisha pirë pak, por të thuash që po kërkoja drogë është absurde‘. Ndërkohë, një inspektor anonim i policisë ka treguar për mediat latine se Ronaldo ka thënë "kjo histori mund të më shkatërrojë karrierën", duke iu referuar ngjarjes më të fundit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›