Benitez dëshiron Liverpulin. Juve, në listë edhe Venger
Benitez e ka thënë qartë: dëshiron të qëndrojë te Liverpuli. Mund të jetë një blof ose një deklaratë e sinqertë, por sigurisht fjalët e tij janë shumë të qarta. “Kam pasur takime pozitive me presidentin Martin Broughton, thotë trajneri, dhe do të ritakohemi javën tjetër. I kam treguar projektin tim dhe nëse qëndroj, nuk dua të shiten Xherrard e Torres, por askush këtu nuk do t’i shesë”. Më pas betohet për besnikëri ndaj “Reds”-ave. “Po, situata është gjithnjë e njëjta. Dua të qëndroj. Jam në klubin më të mirë me tifozët më të mirë”. Ky vjen si një refuzim për Juventusin. Në listën e klubit italian shfaqet edhe emri i Arsen Venger, trajnerit të Arsenalit. Operacioni supozohet si i vështirë, sepse “Gunners”-at as nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga tekniku francez, i cili edhe vetë e dashuron Premier Leaguen. Por Juve po punon nën rrogoz për të studiuar terrenin. Venger do të ishte trajneri ideal për të zhvilluar një projekt të mbështetur te të rinjtë. Që nga janari ka pasur disa takime mes palëve, por çelsi mendohet të jetë çeku i bardhë për merkaton.
#