Kombëtarja e Togos, FIFA heq skualifikimin
Kupa e Afrikës
Falë ndërhyrjes së presidentit të FIFA-s, Sep Blater, përfaqësueses së Togos i është hequr skualifikimi 4-vjeçar nga Kupa e Afrikës, një ndëshkim i dhënë nga Federata Afrikane. Vendimi kishte ardhur pas tërheqjes së ekipit nga aktiviteti i “kontinentit të zi”, pas sulmit terrorist në provincën e Kabindas. “Ky është një lajm i shkëlqyer, deklaruan zyrtarët e Federatës së Togos. Pezullimi do të ishte një goditje e rëndë. Tashmë mund të riorganizohemi për kompeticionet e ardhshme”.
#