E Diel, 1 Nëntor 2026

Racizmi në Francë, Cana “burgos” dy vetaCana është fyer dy herë, dhe në dyja rastet “racistët francezë” janë ndëshkuar me burg dhe me heqjen e të drejtës për të hyrë në stadium për një periudhë të caktuar kohore. Rasti i parë daton, më 13 maj 2

Racizmi në sport është shndërruar në një temë të nxehtë në Francë. Madje, media franceze ka konsideruar si rastin më ekstrem fyerjet ndaj shqiptarit Lorik Cana, kapitenit të Olimpikut të Marsejës. Sipas faqes football.fr, personi që kishte fyer Lorikun u ndëshkua me gjashtë muaj burg dhe një vit moslejimin e tij për të ndjekur ndeshjet. Cana është fyer dy herë, dhe në dyja rastet “racistët francezë” janë ndëshkuar me burg dhe me heqjen e të drejtës për të hyrë në stadium për një periudhë të caktuar kohore. Rasti i parë daton, më 13 maj 2008, ndërsa u dyti më 14 gusht 2008. Gjatë sezonit 2007-2008, 14 persona u gjykuan për akte raciste gjatë ndeshjeve të Ligës së parë franceze, pesë prej të cilëve për akte të ndodhura jashtë stadiumeve.

E Hene, 16 Shkurt 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›