Vllaznia, nga akuzat te besimi për titullVetë presidenti i Vllaznisë (9 herë kampione, 6 herë fituese e Kupës së Shqipërisë), Valter Fushaj, edhe pse skuadra e tij ka humbur plot 8 pikë në raport me Tiranën në pesë javët e fundit (në javën e 16

Vetëm katër pikë në katër ndeshjet e fundit (1 fitore, 1 barazim, 2 humbje), vendi i dytë (38 pikë, 20 javë) pas 11 javësh kryesim, duke qenë një pikë larg Tiranës (39), kur kanë mbetur edhe dy ndeshje nga përfundimi i fazës së dytë.
Vllaznia e trajnerit Agim Canaj (një ndër tre të mbijetuarit në Superligë së bashku edhe me Sulejman Starovën te Teuta e Gugash Maganin te Shkumbini) po përjeton një moment zhgënjimi, pavarsisht se ish-tekniku i Dinamos, e cilësoi ndeshjen kundër Elbasanit (0-0) si një nga ndeshjet më të mira në pjesën e dytë të sezonit (1 F, 1B, 1H).
“Nuk ia dolëm të merrnim tri pikët edhe për meritë të Elbasanit, - citohet Canaj nga “Panorama Sport”. “Në pjesën e dytë ishim më pranë fitores, por në fazën përmbyllëse ekipi nuk funksionoi ashtu siç duhet”.
Gjithsesi, në Shkodër as që e mendojnë shkarkimin e Agim Canajt, edhe pse në katër javët e fundit ka humbur me Dinamon e Shkumbinin, duke besuar se vlonjati është njeriu i duhur për të sjellë titullin kampion që do të përkonte edhe me 90-vjetorin e klubit më të vjetër në Shqipëri.
Vetë presidenti i Vllaznisë (9 herë kampione, 6 herë fituese e Kupës së Shqipërisë), Valter Fushaj, edhe pse skuadra e tij ka humbur plot 8 pikë në raport me Tiranën në pesë javët e fundit (në javën e 16-të Vllaznia kryesonte me 34 pikë, kundrejt 27 të Tiranës), nuk e ka humbur besimin te ringjitja e shkodranëve.
“Jemi në të njëjtat pozita siç kemi qenë më parë, pavarësisht se Tirana na e ka kaluar në renditje - citohet Fushaj nga “Sporti Shqiptar”. “Ne mund ta kalojmë atë sërish, e rëndsishme është të vazhdojmë të luajmë mirë”. Vllaznia pret në javën e 21-të Lushnjën në Shkodër, ndërsa Tirana e vendit të parë, Elbasanin në kryeqytet.
Gjatë ndeshjes së Vllaznisë kundër Elbasanit, Fushaj, i ndodhur në tribunën “V.I.P” së bashku me kryetarin e bashkisë së Elbsanit, Qazim Sejdini, i lëshoi një batutë Sejdinit, se Elbasani po favorizonte Tiranën, fakt që Fushaj e pranoi edhe gjatë një interviste të dhënë për gazetën “Sport Ekspres”.
Në lojë janë dhe 39 pikë dhe Vllaznia është e bindur se ka shanse të mëdha për të fituar titullin e 10-të, që i mungon qysh nga sezoni 2000-2001 (17 fitore, 5 barazime, 4 humbje, 56 pikë), kur e fitoi kampionatin duke pasur në bankinë malaziasin Dervish Haxhiosmanoviç, i vetmi trajner i huaj që ka mundur të fitojë kampionatin dhe Kupën e Shqipërisë në vendin tonë.
E Marte, 17 Shkurt 2009