Duro, beson te fitorja me BesënPartizani do të presë Besën (vendi i 5-të, 29 pikë) dhe Duro synon rikthimin te fitorja. “Kundër ekipeve të mëdha luajmë më mirë”, - shtoi Duro. Në fazën e parë (java 10) Besa e Partizani nuk shkuan më shumë se ba

Partizani (vendi i 10-të, 19 pikë) pësoi në Peqin me Shkumbinin (1-0) humbjen e parë pas tri fitoresh rresht dhe të nëntën sezonale, por trajneri i të kuqve Shpëtim Duro, pranoi se se skuadra e tij luajti më mirë se kundërshtari sidomos në pjesën e dytë.
“Ngjela (26 vjeç, 15 ndeshje, 4 gola këtë sezon) shpërdoroi një rast flagrant, që duke nëse do të kishte shënuar rrjedha e lojës do të kishte shkuar ndryshe. Shpërdoruam edhe 2-3 raste të tjera. Na prishi punë edhe dëmtimi i Babamustës”- tha Duro për të përditshmen sportive “Sport Ekspres”.
Partizani do të presë Besën (vendi i 5-të, 29 pikë) dhe Duro synon rikthimin te fitorja. “Kundër ekipeve të mëdha luajmë më mirë”, - shtoi Duro.
Në fazën e parë (java 10) Besa e Partizani nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0. Partizani ishte atëherë i fundit (7 pikë) ndërsa Besa e pesta (16 pikë)
E Marte, 17 Shkurt 2009