E Diel, 1 Nëntor 2026

Han në Ukrainë për Bylykbashin e XhihaninGjatë konferencës së tij për shtyp në selinë e FSHF-së me rastin e prezantimit të listës anti-Maltës, Albania-sport.com e pyeti holandezin për mosthirrjen e lojtarit të Krybvas Krirog, Dorian Bylykbashit

Trajneri i Kombëtares shqiptare Ari Han (60 vjeç) pritet të ndërmarrë një tur vëzhgues të lojtarëve që luajnë në Ukrainë, por që njihen pak prej tij. Gjatë konferencës së tij për shtyp në selinë e FSHF-së me rastin e prezantimit të listës anti-Maltës, Albania-sport.com e pyeti holandezin për mosthirrjen e lojtarit të Krybvas Krirog, Dorian Bylykbashit (28 vjeç, 56 ndeshje, 10 gola me Krybvas) dhe sulmuesit të Zorja Lugansk, Parid Xhihani (25 vjeç, 15 ndeshje, 7 gola), por Ari Han u përgjigj se atij askush nuk ia kishte përmendur emrin e  Xhihanit, ndërsa për Bylykbashin ai ruante një përshtypje të vagët.

Kampionati ukrainas fillon më 27 shkurt. Në Ukrainë luajnë shtatë futbollistë shqiptarë, katër prej tyre pjesë e rregullt e Kombëtares A: Armend Dallku, Debatik Curri (të dy të Vorskla Poltava), Ervin Bulku e tani është bashkuar edhe Isli Hidi (të dt të Krybvas). Te Vorskla Poltava luan edhe Ahmed Januzi i Kombëtares U-21 shqiptare.

Krybvas i Dorian Bylylkbashit, Ervin Bulkut e Isli Hidit luan kundër Metalurg Donetsk (27.2), Vorskla Poltava e Currit, Dallkut e Januzit luan kundër Tavriji (28.2) dhe Zorja e Parid Xhihanit luan kundër Metalurg Zaporizhja (28.2).

Gjithsesi turi ukrainas i Ari Hanit pritet të realizohet në fillim të muajit mars, përpara se tekniku i Kombëtares të shpallë listën për sfidën kundër Hungarisë, më 28 mars 2009. 

E Marte, 17 Shkurt 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›