E Diel, 1 Nëntor 2026

Teli, debutim me gol me QarabagShkodrani, i cili pjesën e parë të këtij sezoni luajti në Turqi me Hacettepe (16 ndeshje, 0 gola) realizoi në minutën e 70-të në fitoren 3-0 të Qarabag me Bakilin. Kjo ishte fitorja e tretë rresht e Qarabag, por n

Mbrojtësi i Qarabag në Azerbajxhan, shkodrani Admir Teli (25 vjeç, 1 ndeshje, 1 gol) debutoi me gol në ndeshjen e tij të parë në kampionatin azerbajxhanas.

Shkodrani, i cili pjesën e parë të këtij sezoni luajti në Turqi me Hacettepe (16 ndeshje, 0 gola) realizoi në minutën e 70-të në fitoren 3-0 të Qarabag me Bakilin. Kjo ishte fitorja e tretë rresht e Qarabag, por ndeshja kundër Bakili ishte e para në fazën e dytë.

Edhe në fazën e parë Qarabag kishte ftuar 2-1 me Bakilin, madje golin e parë në atë takim e kishte shënuar ish-lojtari i Besës, shqiptari nga Maqedonia, Artim Shaqiri (12 ndeshje, 3 gola me Qarabag).

Qarabag ndodhet në vendin e 4-t me 27 pikë pas 14 ndeshjesh, shtatë pikë më pak se Inter Baki i vendit të parë (34 pikë). Kampionati azerbajxhanas ka 14 skuadra. 

Admir Teli (ish-Vllaznia, 175 ndeshje me këtë ekip, 6 gola) mungoi në barazimin 0-0 me Maltën për shkak të pezullimit me karton të kuq (e mori kundër Portugalisë, pas goditjes me bërryl ndaj Kristiano Ronaldos) do të jëtë në dispozicion të trajnerit të Kombëtares, Ari Han, për sfidën kundër Hungarisë, më 28 mars 2009. 

E Marte, 17 Shkurt 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›