Lucescu braktis Rumaninë

Nga Express më 05 qershor 2011 në ora 11:34
Razvan Lucescu ka dhënë dorëheqje nga posti i selektorit të Rumanisë të shtunën, vetëm një ditë pas fitores së rëndësishme ndaj Bosnjës e Hercegovinës që ringjalli shpresat e tyre për kualifikim në Euro 2012.
Me fitoren 3-0 ndaj Bosnjës, Rumania u ngrit në pozitën e tretë në Grupin D, me tetë pikë, po aq sa ka edhe Shqipëria, por ka një ndeshje më tepër të zhvilluar. “Vendimi i Lucescut hyn në efekt të menjëhershëm”, thuhej në komunikatën e Federatës rumune të futbollit, që ende nuk ka emëruar pasardhësin.