Hidink, problem forma e lojtarëve
Problemi kryesor që Gus Hidnik duhet të kapërcejë në stolin e Çelsit është forma jo e mirë fizike e skuadrës. Sipas raportimeve të mediave britanike, strategu holandez mendon se lojtarët nuk janë në gjendje optimale. Pasi vëzhgoi seancën stërvitore të ditës së hënë, Hidink vendosi të rrisë intensitetin e përgatitjeve. Me mendimin e 62-vjeçarit janë pajtuar edhe disa lojtarë, të cilët mendojnë se forma e skuadrës ka rënë që prej largimit të zv/trajnerit Stiv Klark. Në ditët në vazhdim skuadra do t‘u nënshtrohet testeve, në mënyrë që të përcaktohet niveli i secilit futbollist dhe që kjo situatë të përmirësohet.