E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benitez rimendohet, gati të refuzojë Juven

Trajneri

Rafa Benitez heq dorë nga Juventusi. është ky informacioni më befasues i publikuar dje nga “The Sun”. Trajneri aktual i Liverpulit, i përfolur për një kalim të sigurt në pankinën e “Zonjës së Vjetër”. Sipas tabloidit anglez, Benitez do të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm në drejtimin e Liverpulit, gjë që nënkupton se automatikisht e hedh poshtë ofertën e Juventusit. Bardhezinjtë italianë do t’i ofronin trajnerit vetëm një rol si trajner, por në Angli ai është edhe menaxher përgjegjës për blerjet e skuadrës.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›