E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benitez te Juve: Po, por me Torres dhe Maskerano

Bardhezinjtë Spanjolli kërkon garanci për t’u transferuar në Torino

Humbja me Sampdorian u ka dhënë fund iluzioneve: Juventusi është një skuadër zhgënjyese dhe trajneri Alberto Zakeroni nuk ka më shanse që të qëndrojë në stolin bardhezi. Drejtuesit e klubit po punojnë në pistën Rafa Benitez, duke e rikthyer vëmendjen nga trajneri i Liverpulit, që vazhdon mos ta ketë të sigurt të ardhmen në “Anfilld Roud”. Por, spanjolli kërkon garanci nga “Zonja e Vjetër”, që korrespondojnë me emrat e Fernando Torres dhe Havier Maskerano. Këta dy lojtarë, por edhe mbrojtësi Xhorxho Kielini, do të jenë themelet kryesore mbi të cilët Benitez synon të ndërtojë Juventusin e ri. Felipe Melo dhe Amauri pritet të largohen, ndërsa alternativa për të përforcuar repartin difensiv është Kjaer i Palermos. Për stolin bardhezi kandidat është edhe Roberto Mançini, aktualisht te Mançester Siti. Sheiku Mansur nuk i ka parë me sy të mirë negociatat që ish-trajneri i Interit po bën me bardhezinjtë dhe tashmë po mendon të marrë Zhoze Murinjon në krye të “sitizëns”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›