E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tjetër dëmtim për Paton, braziliani është çështje

Milan Përsëritet problemi i sulmuesit në kofshën e djathtë

Gjendja fizike e Aleksandre Patos rrezikon të shndërrohet në një çështje te Milani. Sulmuesi u zëvendësua vetëm pas 15 minutash në ndeshjen me Napolin, pas dëmtimit në kofshën e djathtë dhe rrezikon të qëndrojë një muaj jashtë fushave. Bëhet fjalë për të njëjtin problem që e detyroi brazilianin të zëvendësohej në takimin me Atalantën (pasi shënoi dy gola), të luajtur më 28 shkurt. Të dielën, Pato u rikthye në fushë pas tri javëve mungesë, ndërsa tashmë stafi mjekësor i klubit kuqezi po kryen ekzaminime të mëtejshme, për të verifikuar nëse bëhet fjalë për një dëmtim kronik, si ai në rrëzat e kofshës (si ndodhi në mes të janarit). Në atë periudhë, lojtari vendosi që ta kalonte fazën e rikuperimit në Brazil dhe nuk përjashtohet që ai të ndjekë përsëri të njëjtën metodë kurimi. Por, problemi kryesor është se problemet e Patos mund të kenë shumë ndikim në ambiciet e Milanit për të fituar titullin, por edhe të shkaktojnë polemika dhe dyshime në radhët e klubit dhe për stafin mjekësor.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›