Cana, i mrekulluar nga rivali Meiler
E ka rival në skuadër për rolin e tij si shkatërrues në mesfushë, por Lorik Cana nuk i kursen komplimentet për të. Bëhet fjalë për të riun Dejvit Meiler. Kur kapiteni shqiptar ishte i dëmtuar, Meiler ka bërë një paraqitje shumë të mirë në mesfushë. Cana ka bërë disa krahasime mes vetes dhe të riut irlandez, i cili së fundmi ka marrë edhe një ftesë nga Kombëtarja e Irlandës. “Dejvid është një lojtar shumë i ngjashëm me mua. Ai pëlqen të dyluftojë dhe impenjohet maksimalisht për këtë, nënvizon Cana në rrëfimin e tij. Ka bërë paraqitje të mira që kur ka ardhur në skuadër; po luan me besim te vetja dhe kjo është një gjë e rëndësishme për një futbollist. Dejvid është një lojtar i fortë dhe unë jam shumë i mrekulluar nga loja e tij. Jam i sigurt se ai do të jetë në gjendje të bëjë edhe më shumë progres në sezonin e ardhshëm”, përfundon kapiteni shqiptar i Sandërlendit. Meiler, i cili aktualisht është në moshën 20-vjeçare, ka nënshkruar një kontratë të re 5-vjeçare javën e kaluar dhe shikohet si e ardhmja e Sandërlendit.
#